Kosova
Ambasadori gjerman beson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt
Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave
Me rastin e 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt sot ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur arushë, i cili është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.
Me këtë rast, ambasadori Heldt shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Evropian, e cila ka vë edhe kritere të tjera siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton “Kosovapress”.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Ai ka folur edhe për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre.
Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të mirë të dyja vendeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












