CH-Ballkani
Ambasadori norvegjez paralajmëron ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”
“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjernstad
Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilën ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovën lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”.
Diplomati norvegjez në Bograd, në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i quajnë Kosovën Lindore, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar pohimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është plotësisht i sigurt për serbët, ambasadori norvegjez tha se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.
“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjernstad, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se nuk e mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












