Lajme
Amerikanët: 6 vendet e paharruara në Shqipëri
Edhe amerikanët kanë mbetur të impresionuar nga bukuritë shqiptare. Nga Ksamili e deri në Durrës, Shqipëria është e pasur me shumë bukuri, vende historike, ushqime të shijshme dhe çmime të arsyeshme
Shqipëria është shndërruar në një destinacion jashtëzakonisht interesant për shumë turistë në mbarë. “www.traveladdicts.net” ka bërë një udhëtim në Shqipëri, duke u impresionuar me vendet që ka parë në Shqipëri. Si për shumicën e amerikanëve ata nuk kishin shumë ide për Shqipërinë, por më pas kanë mbetur të mahnitur, përcjell albinfo.ch.
Por, në Shqipëri kanë gjetur një përzierje të bukurisë natyrore, të historisë së lashtë, ushqim e mirë dhe njerëzit ndër më të këndshmit që mund t’i takosh kudo.
Gjashtë vendet më të mira për t’i vizituar janë:
Ksamili
Ksamili është sikur një ëndërr. Uji i pastër, ushqim deti i freskët, mikpritje e jashtëzakonshme dhe me një çmim të arsyeshëm. Ky fshat i vogël detar është vetëm një orë nga Greqia dhe ishte zbulimi i amerikanëve në vizitën e tyre në Shqipëri.
Butrinti:
Ata nuk kishin ide se çfarë historie kishte Shqipëria derisa erdhën. Qyteti antik i Butrintit është i mbrojtur nga UNESCO dhe është dhjetë minuta më pak se Ksamili. Parku arkeologjik është një mundësi e mirë për vizitorët që të njohin këtë vend të lashtë, pasi rrënojat janë nga koha greke dhe romake.
Gjirokastra:
Gjithashtu është e mbrojtur nga UNESCO. Kudo që shikoni peizazhi është mahnitës. Nga kështjellat e shekullit e 13-të, e derisa te shtëpitë e mbuluara me çadra. Ndryshe njihet edhe si qyteti i gurit.
Tirana:
Tirana është në listën e detyrueshme të njerëzve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë. Është një qytet i gjallë me bazën në periudhën post komuniste. Sheshi kryesor është Skënderbeu, derisa afër është Xhamia e Et’hem Beut e shekullit 18, Sahat Kulla, Muzeu Historik Kombëtar, Bunt’art e shumë vende tjera të veçanta për t’i vizituar.
Kruja:
Vetëm 45 minuta larg Tiranës është Kruja, një fshat mesjetar i vendosur në këmbët e malit Krujë. Përveç pozitës shumë të mirë dhe mahnitëse, është e njohur si foleja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe është i vërshuar nga numri i madh i vizitorëve.
Durrësi:
Njihet si qyteti i parë i Shqipërisë. Durrësit ka një histori të pastër, mbi 3000-vjeçare. Portin e saj detar e kanë shfrytëzuar, grekët, romakët, eksploruesit venecianë e shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











