Gruaja
Anita Nebi Hiseni, e sapo diplomuar inxhiniere e kimisë
Nderohen edhe njëzetedy studentë shqiptarë të porsa diplomuar në Universitetin e Gjenevës
Tanimë është bërë traditë që në çdo përvjetor të themelimit të shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës,të nderohen me mirënjohje të diplomuarit shqiptarë të Fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Gjenevës.
Momente gëzimi me këta të rinj e të reja që kanë marrë titullin MASTER apo DOKTOR SHKENCE, ka ndarë Ambasadori Fuqiplotë i Shqipërisë në Bernë të Zvicrës z.Ilir Gjoni.
Ai duke përgëzuar secilin veç e veç për suksesin e arritur ka thënë vetëm në këtë mënyrë i bëjmë shërbim vetvetes,vendit të origjinës dhe Zvicrës,e cila në ditët më të vështira na mirëpriti dhe ofroi mundësinë për studim dhe jetë të dinjitetshme.
Me rezultatet e saj të arritura ra në sy Anita Nebi Hiseni,me origjinë nga Medvegja e Kosovës Lindore.
Ajo të dyja nivelet e studimeve si atë Bachelor (Gjenevë) dhe atë Master (Lausanne) i ka përfunduar me notë maksimale.
Suksesi i kësaj të reje duhet të inkurajoi dhe gëzoi të gjithë,kur dihet se EPFL i Lozanës,në të cilin ajo u diplomua radhitet në listën e Universiteteve më prestigjioze të botës.
Anita me gradën Inxhiniere e Kimisë punën e saj hulumtuese dhe shkencore e ka kurorëzuar me inkuadrim në punë në gjigantin me famë botërore”Firmenich”të Gjenevës,që së shpejti feston edhe 124 vjetorin e themelimit të tij.
Nga numri i gjithëmbarshëm i të diplomuarve njëzet veta ishin femra e vetëm dy meshkuj.
Të porsa diplomuarit njëzëshëm kanë falënderuar organizatorin për vlerësimin e punës së tyre.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAnita NebihHiseni
- Prejardhja:Origjinë: Medvegja e Kosovës Lindore
- Vendi ku vepron:Gjenevë/Zvicër
- Profesioni:Inxhiniere e Kimisë
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?