Shkurt.ch
Ankesë në Gjykatën Federale për “Kopshtin islamik të fëmijëve”
Gjykata Administrative ka thënë se bartësit e projektit nuk e bëjnë dallimin në mes të "mësimit parashkollor profan" dhe përmbajtjeve mësimore religjioze
Në fillim të muajit korrik, Gjykata Administrative e kantonit të Cyrihut pati hedhur poshtë një ankesë të shoqatës islamike “al Huda” lidhur me ndalimin që Zyra për Arsim e Cyrihut dhe Qeveria e Kantonit i kishin bërë hapjes së një kopshti islamik të fëmijëve në Volketswil të Cyrihut.
Arsyetimi që kishte përdorur gjykata në fjalë duke e refuzuar këtë ankesë ka qenë se koncepti i shoqatës në fjalë nuk e bën sa duhet dallimin në mes të “mësimit parashkollor profan” dhe përmbajtjeve mësimore religjioze. Po ashtu gjykata e ka cilësuar si problematike lidhjen e ngushtë të “al Huda”-s me organizatën e kontestuar islamike IZSR.
Por, “al Huda” e ka ndërmend që çështjen ta çojë më lartë, në Gjykatën Federale të Zvicrës. Ajo e kundërshton sidomos në mënyrë energjike lidhjen me IZSR.
Sipas shoqatës në fjalë, gjykata e bën këtë lidhje duke u mbështetur vetëm në faktin se drejtuesja administrative e saj, më parë ka qenë anëtare e IZSR. Por, ajo e kishte braktisur këtë organizatë gjashtë muaj para se të ushtrohej kërkesa për kopshtin islamik të fëmijëve, thuhet në komunikatën e “al-Huda”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












