CH-Ballkani
Apeli i Gjermanisë: Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet
Tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë kishin filluar mbas dëbimit të bujshëm nga Mitrovica e Veriut, të hënën, i të ngarkuarit të qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq
Pas acarimit të kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, edhe nga Gjermania vijnë apele për normalizimi.
Nga qarqet diplomatike unë Berlin bëhet thirrje palëve që të tregohen konstruktive dhe të punojnë për normalizimin e gjendjes. Vetëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mund të sjellë afrimin e dy vendeve me BE-në, i tha një diplomat DW shqip.
Sipas tij, ruajtja e gjakftohtësisë është shumë e rëndësishme për të mos e vënë në rrezik sigurinë e rajonit. Më parë ndaj tensionimit të gjendjes me Serbisë dhe Kosovës kishin reaguar edhe SHBA, Rusia dhe Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë kishin filluar mbas dëbimit të bujshëm nga Mitrovica e Veriut, të hënën, i të ngarkuarit të qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Sipas qeverisë së Kosovës, Gjuriqi kishte qenë ilegalisht në Kosovë, prandaj edhe u dëbua. Ndërsa sipas Gjuriqit, vizita e tij në Kosovë ishte lajmëruar që më parë.
Ndërsa nga perëndimi tonet ishin paqësuese, tonet nga Serbia dhe Rusia ishin akuzuese. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në një deklaratë për media, pat akuzuar BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se duan “të shtypin mizorisht” përpjekjet e serbëve të Kosovës për “të vënë në jetë interesat e tyre legjitime”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin hyri në debat pas lutjes së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili i pat kërkuar atij të mërkurën një këshillë se si të përballet me “dhunën dhe agresionin” kundër serbëve.
Thirrje për normalizim dhe maturi ka ardhur edhe nga vëzhgues të pavarur. Kështu për shembull, diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, në një intervistë për DW, tha se duhet “të kemi një kthim tek puna dhe të gjejmë pastaj një zgjidhje për Asociacionin e Komunave me shumicë të Serbisë.”
Serbët e Kosovës, të acaruar edhe nga incidenti i të hënës, nuk presin më: Në një takimi me presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiq, “Lista Serbe” u largua nga qeveria duke e vënë kështu në pikëpyetje edhe vazhdimin e koalicionit aktual. Dhe i kanë vënë ultimatum qeverisë së Kosovës që deri më 20 prill të krijojë Asociacionin e Komunave Serbe, përndryshe do ta krijojnë vetë, ultimatum të cilin qeveria e Kosovës e ka refuzuar.
Politologu Krenar Gashi, tha në një intervistë me DW se asnjëra prej palëve nuk ka dëshirë të dalë nga status-quoja. “Autoritetet e Brukselit e dinë shumë mirë se ky proces mund të dështojë. Dilema kryesore në këtë moment është se a është BE në gjendje të bëjë diçka për të evituar këto probleme”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












