Lajme
Ardian Retkoceri doktoron me temën “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”
"Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër, në prani të Dr. Roman Borboa, Dr. Joseph Brady dhe Dr. Bert Wolfs, sot mbrojta me sukses disertacionin me temën “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”
Ardian Retkoceri, ligjërues në Swiss Bussines School të Cyrihut ka mbrojtur sot temën e doktoratës në këtë fakultet. Tema e disertacionit të tij është “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”, temë kjo me të cilën Retkoceri, njëherësh bashkëpunëtor i çmuar i platformës albinfo.ch, është marrë intensivisht viteve të fundit.
Në vazhdim, postimi i tij në facebook, me rastin e doktorimit: “Gjurmët e kontributit të diasporës shqiptare në shtet-ndërtimin e vendlindjes sonë në përgjithësi, dhe në aspektin ekonomik në veçanti, janë të pamohueshme.
Edhe më shumë se dy dekada pas luftës, jeta e përditshme në Kosovë vazhdon të karakterizohet nga diaspora.
Rimëkëmbja jonë ekonomike, së bashku me qindra milionë euro që vazhdojnë të rrjedhin për çdo vit në formë të remitencave, shërbejnë si burim vital për mirëqenien e vendit. E vendi ynë prapë vazhdon të jetë më i varfri në Evropë, në shumë indikatorë ekonomikë dhe socialë.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në Zvicër, në prani të Dr. Roman Borboa, Dr. Joseph Brady dhe Dr. Bert Wolfs, sot mbrojta me sukses disertacionin për t`i përfunduar studimet e mia te doktoratës me temën “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”.
Ky rrugëtim pesëvjeçar nuk do të ishte i mundur pa bekimin e Zotit, sakrificën e familjes dhe ndihmën e miqve si dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArdian Retkoceri
- Prejardhja:Lipjan Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Ligjërues
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’ Këshilli Kombëtar refuzoi të enjten një mocion për të zëvendësuar Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), i...
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”