Shkurt.ch
Arrestohen 23 persona për drogë, një gjerman dhe 22 shqiptarë
Mësohet se 23 personat e arrestuar janë nga mosha 19 deri 55 vjeç. Prej tyre vetëm njëri është gjerman, kurse të gjithë të tjerët janë me origjinë shqiptare
Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një bandë që përbëhej prej 23 anëtarëve, që merreshin kryesisht me shitblerjen e lëndëve narkotike. Rasti është shqyrtuar nga Prokuroria e Duisburgut, si dhe policia e Oberhausenit, shkruan “rp-online.de”.
Mësohet se 23 personat e arrestuar janë nga mosha 19 deri 55 vjeç. Prej tyre vetëm njëri është gjerman, kurse të gjithë të tjerët janë me origjinë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Grupi vëzhgohej prej kohësh nga policia, ndërsa drogën e marrë nga Shqipëria e kanë shitur në Duisburg, Oberhausen, Bottrop, Hagen, Soest dhe Paderborn.
Pjesëtarë të së njëjtit grup janë arrestuar më 18 janar në Holandë. Dhe prej aty është lehtësuar kapja e personave tjerë. 15 persona tjerë u arrestuan duke shitur drogë në rrugë. Të gjithë ishin shqiptarë.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













