Kosova
Arrestohen dy persona që mashtronin qytetarët
Ata u kërkonin para qytetarëve, kinse për të sëmurët
Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të cilët në sheshin “Zahir Pajaziti” të Pejë janë kapur në flagrancë duke mashtruar qytetarët.
Ata u kërkonin para qytetarëve, kinse për të sëmurët. Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa raporte mjekësore, fotografi si dhe para. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në Kaçanik, dje janë arrestuar tre burra pasi kanë rrahur një punëtor të kompanisë “Bechtel Enka”.
Siç raporton policia, ai ishte roje në një punishte të kompanisë. Tre personat tjerë, kishin tentuar të vidhnin disa hekurishte.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
Në Rahovec, një djalë ka rrahur babanë e tij, siç raporton policia, ata kishin pasur një zënkë e më pas e kishte sulmuar me shqelma e grushte.
Si pasojë e kësaj, babai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, përcjell Koha.net.
Djali, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












