Kosova
Arrestohet aktivisti i VV-së Egzon Balaj
Lëvizja Vetëvendosje njofton se policia sot ka arrestuar aktivistin Egzon Balaj, i cili po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë.
Ai është dërguar menjëherë në paraburgim, kurse i është thënë se arrestimi i tij është bërë për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015, përcjell albinfo.ch.
“Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazot përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit. Aktivistët e Vetëvendosjes dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur Vetëvendosjen, e duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












