Shkurt.ch
Arrestohet Andrija Drashkovic, dyshohet për vrasjen e Hadrit 25 vjet më parë
Mediat kroate kanë bërë të ditur lajmin se është arrestuar Andrija Drashkovic, një serb që kërkohet nga autoritetet belge për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri, 25 vjet më parë.
Andrija Drashkovic është arrestuar në Split të Kroacisë në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga autoritetet belge, nën dyshimet se mund të ketë qenë një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj veprimtarit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri.
Hadri ishte vrarë më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel. Vrasja u tha atëherë se ishte porositur nga shërbimi i fshehtë jugosllav që njihej si UDB-a, e cila drejtohej nga serbët që përbënin shumicën e agjentëve të saj.
Enver Hadri ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.
Emigrant politik që nga fillimi i viteve të 70-ta, ai kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin dhunën e pushtetit serb në Kosovë dhe këtë e kishte bërë të njohur në qarqet politike e diplomatike në Bruksel.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












