Shkurt.ch
Ashpërsohen rregullat për përfituesit e asistencës sociale
Gjykata Federale e Zvicrës ka ashpërsuar rregullat për përfituesit e ndihmës sociale që refuzojnë për të marrë pjesë në një program pune. Atyre mund t‘u zvogëlohen përfitimet. Madje, nëse është e nevojshme, deri në minimum.
Ky vendin i Gjykatës Federale për ndihmat sociale erdhi pas trajtimit të një rasti nga kantoni i Cyrihut. 58-vjeçari zviceran duket të kishte qenë një problem i vështirë, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.
Pasi ai kishte refuzuar në shtator të 2013-ës për të marrë pjesë në një program punësimi, ndihma e tij sociale për gjashtë muaj është zvogëluar për 15 për qind.
Dy muaj më vonë ai shpërfilli udhëzimin tjetër për një program tjetër punësimi. Pastaj Komuna e Cyrihut ia kishte ndalur komplet ndihmën sociale.
Kundër këtij vendimi ai shkoi në gjykatë, deri në Gjykatën Federale. Ai pohoi se nuk kishte qenë në gjendje për arsye shëndetësore për të punuar në programe të caktuara të punësimit.
Por Gjykata nuk i ka besuar, ndërsa është bazuar në raportet mjekësore që personin në fjalë e konsiderojnë të aftë për punë. Gjykata e ka arsyetuar refuzimin e ndihmës sociale, duke e vlerësuar si të ligjshëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













