Shkurt.ch
Atentati në Nicë shkaktoi vdekjen e një vogëlusheje nga Yverdoni
Një vogëlushe gjashtëvjeçare me banim në Yverdon-les-Bains (VD) vdiq në atentatin në Nicë. Autoritetet zvicerane dhe franceze janë duke punuar për të identifikuar nënën, ndërkohë që babai dhe dy fëmijë, 8 muaj dhe 4 vjet, u shtruan në spital të tronditur.
“Ne nuk asgjë për fatin e nënës për momentin”, ka bërë të ditur Jean-Christophe Sauterel. Zëdhënësi i policisë së Vaud-it kujton se ka ende të plagosur dhe të vdekur, të cilët ende janë të paidentifikuar nga autoritetet franceze.
Qeveria e Vaud-it shpreh mbështetjen dhe ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e viktimave të këtij akti terrorist të kryer në mbrëmjen e së enjtes në rrugën Promenade des Anglais. Policia dhe shërbimet shëndetësore janë në dispozicion të familjes, thuhet në komunikatën e Këshillit të Shtetit.
Një linjë telefonike për të ndihmuar
Komuna e Yverdon-it, nga ana e saj, ka mësuar “me pikëllim të madh” vdekjen e vogëlushes me origjinë braziliane dhe banore e qytetit. “Në këto momente dramatike” autoritetet shprehin përkrahjen dhe ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tyre.
Mësimdhënësit dhe personeli i shkollës janë njoftuar përmes një komunikate të veçantë. Një linjë telefonike (0848 133 133) është duke i shërbyer njerëzit që duan mbështetje psikologjike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












