Lajme
Austria vendos teste të detyrueshme për hyrje në spitale dhe teatër
Parlamenti austriak sot miratoi që qeveria të vendosë teste të detyrueshme negative për të shkuar në teatër, spital apo të bëjnë rezervim në hotele,
Deputetët konservatorë në pushtet në koalicion me të Gjelbrit votuan që Qeveria e Sebastian Kurz ta vendosë masën pas përfundimit të karantinës së tretë më 24 janar.
Për një vendim të këtillë ishin edhe socialdemokratët opozitarë, të cilët mundësuan shumicën e nevojshme prej dy të tretave, derisa e djathta ishte kundër.
Oda Ekonomike Austriake paraprakisht bëri të ditur se është skeptike lidhur me masën në kafene, hotele dhe restorante të cilat tashmë janë të mbyllura.
Qeveria, gjithashtu, dëshiron të vendosë teste të detyrueshme negative për virusin korona gjatë hyrjes në spital për trajtimin e sëmundjeve të tjera përveç Covid-19.
Austria nuk arriti ta ulë numrin e të infektuarve edhe pse vendosi karantinë pas Krishtlindjes e që është e treta që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër? Këto ditë ka pasur disa arrestime në Gjermani për spiunazh të dyshuar për Kinën dhe një...
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve