Lajme
Autoritetet greke fillojnë transportimin e refugjatëve në Turqi
Kompanitë greke të anijeve, së bashku me forcat e ”Frontex”, do të fillojnë kthimin e refugjatëve në Turqi.
Tashmë është bërë gati edhe orari i anijeve, në të cilën shumë refugjatë me përcjellje të policisë do të transportohen nga Greqia në Turqi.
Kjo është pjesë e zbatimit të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë. Greqia aktualisht ka rreth 30 mijë refugjatë.
Ndërkohë autostrada E75 nga Selaniku deri në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë është bllokuar nga rreth 200 refugjatë nga një kamp në Sehovo (Idomeni).
Ata janë pranë një pompe benzine në Polikastro, kanë vendosur tenda në autostradë, duke bllokuar trafikun. Trafiku hekurudhor mes Selanikut dhe Gjevgjelisë u ndërpre për gati dhjetë ditë.
Në kamp kanë mbetur rreth 1000 refugjatë dhe emigrantë. Këto ditë autoritetet greke me autobusë po i kthejnë refugjatët në qendrat e paraburgimit në Nea Kavala, Veria dhe Katerini.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












