Shkurt.ch
Avioni i “Swiss” ateron me emergjencë
Pas ndërprerjes së njërit reaktor, fluturakja e “Swiss” që e lidhte Cyrihun me Los Angeles është detyruar të ulet në një ishull të izoluar kanadez, i banuar me indianë.
Fluturimi i “Swiss” LX40 që siguronte lidhjen mes Cyrihut dhe Los Angeles është dashur të ndërpresë fluturimin të mërkurën për shkak të një dëmtimi dhe u detyrua të zbarkojë urgjentisht në Iqaluit, në veri të Kanadasë.
I nisur rreth orës 13:30 nga Cyrih, aeroplani, një Boeing 777-300ER, është dashur të ndërpresë rrugëtimin e tij, ka konfirmuar kompania zvicerane në llogarinë e saj Twitter. “Një mesazh për mosfunksionim ka shkaktuar menjëherë mbylljen automatike të motorit të majtë, siç ishte i planifikuar”, tregoi “Swiss” mbrëmë.
Kompania tha se zbarkimi kishte ndodhur në mënyrë të sigurt. “Swiss” tani është përqendruar për t’u mundësuar pasagjerëve të arrijnë mirë në destinimet e tyre.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











