Azilkërkuesit refuzojnë bunkerët

Kantoni Neuchatel, imbingarkuar nga numri i azilkërkuesve, ka vënë në dispozicion të tyre strehimoren e mbrojtjes civile

Rreth 30 azilkërkues nëLa Chaux-de-Fonds të kantonit Neuchatel, po refuzojnë strehimin e ofruar në një strehimore të mbrojtjes civile (bunker). Ata kundërshtojnë të strehohen, siç thonë, në një ndërtesë pa dritare.

Siç njofton mediet zvicerane shefi i Zyrës për Migracion në Neuchatel, Serge Gama, situata me azilkërkuesit vazhdon të jetë e tendosur. Nga ana tjetër, kantoni Neuchatel është mbingarkuar nga numri i madh i azilkërkuesve dhe në mungesë të kapaciteteve tjera për strehim, ka vënë në dispozicion strehimoren në fjalë.

Sipas një “çelësi” që e praktikon federata, i cili bazohet në numrin e banorëve të kantoneve, kantonit Neuchatel i takojnë 2.3 % të azilkërkuesve që strehohen në Zvicër. Më së shumti azilkërkues streghoin cyrihum, rreth 17% të numrit të përgjithshüem.

Ditëve të fundit është shënuar një shtim i madh kërkuesve të azilit, kryesisht nga vendet e Afrikës veriore dhe asaj perëndimore.