Shkurt.ch
Bankat qendrore paralajmërojnë rrezikun potencial nga normat negative të interesit
Ekonomistët nga bankat qendrore paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm të normave negative të interesit në Evropë dhe Japoni.
Bankat qendrore në zonën e euros, Danimarka, Japonia, Suedia dhe Zvicra, i kanë miratuar normat e interesit nën zero. Por, askush nuk është i sigurt për rezultatet afatgjata nga politikat e reja dhe të pazakonta, ku janë të involvuar bankat qendrore për t‘i paguar huadhënësit komercialë që kanë depozituar paratë e tyre në to. Qëllimi është për të inkurajuar njerëzit dhe bizneset për të harxhuar më shumë para.
“Mbtetet pasiguri e madhe në lidhje me sjelljen e individëve dhe institucioneve dhe në qoftë se normat vazhdojnë të bien më tej në territorin negativ, ose në qoftë se ato mbeten negative për një periudhë të gjatë”, thonë ekonomistët.
Këto paralajmërime vijnë edhe para takimit të Bankës Qendrore Evropiane që do të mbahet këtë të enjte, e cila mund të vendosë që normat të jenë edhe më të thella nën zero.
Raporti i BIS thekson nevojën për më shumë studime nëse normat negative vërtet janë efektive në arritjen e synimeve të politikëbërësve – dhe ndikimit të tyre në stabilitetin financiar dhe ekonomik.
Ato gjithashtu shprehën shqetësimin për kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve, duke thënë se modelet e tyre të biznesit janë duke u përballur me sfida serioze nga norma negative të qëndrueshme të interesit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











