Lajme
Banorët e Austrisë nga marsi mund të vetëtestohen falas ndaj Covid -19
Pajisjet e vetëtestimit, të ashtuquajtura “Wohnzimmer – Test” mund t’i marrin që nga 1 marsi nëpër barnatore. Çdo person mund të furnizohet falas me deri në pesë copë në muaj
Nga 1 marsi, vetëm 600,000 teste do të jenë në dispozicion. Kështu tha kryetarja e Dhomës së Farmacistëve, Ulrike Mursch-Edlmayr, për gazetën austriake “Kleine Zeitung”, trasnmeton albinfo.at.
Autoritetet shëndetësore në Austri i bëjnë thirrje popullatës të mos nxitojë nëpër barnatore që në ditën e parë. Sipas tyre, pajisjet testuese për gjithë popullatën do të jenë në dispozicion nga mesi i muajt mars.
Të drejtë të pajisen me teste falas do të kenë të gjithë banorët në Austri, të cilët posedojnë kartelën E-Card dhe janë të moshës mbi 15 vjeçe.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, ka thënë se vetëtestimet falas do të jenë një tjetër mundësi e rëndësishme për luftimin e pandemisë.
“Tashmë kur ne duam të shohim të dashurit dhe të afërmit tanë, vetëtestimet do të jenë një mundësi shtesë për të rikthyer pak normalitet në jetën tonë të përditshme gjatë pandemisë”, ka thënë ministri Anschober, përcjell albinfo.at.
Në anën tjetër, ministri Anschober ka theksuar se pavarësisht se këto teste janë shumë të rëndësishme, megjithatë këto nuk do të zëvendësojnë masat mbrojtëse, siç janë maskat FFP2, distanca minimale dhe higjiena e duarve.
Ditë më parë kancelari Kurz ka deklaruar se me këtë metodë parashihet të testohen për çdo javë rreth 3.5 milionë banorë në Austri.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të