Kosova
Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron 30 kompjuterë në Komunën e Klinës
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka pritur bashkatdhetarin dhe veprimtarin, Besnik Ademi, nga fshati Poterq i Lartë të kësaj komune, me punë të përkohshme në Luzern të Zvicrës.
Siç njofton Komuna e Klinës, veprimtari dhe humanisti Ademi, ka informuar kryetarin e Komunës se për tri shkolla të kësaj komune, shkollën e Zllakuqanit, të Jagodës dhe të Poterqit ka sjelle 30 kompjuterë, me qëllim të pajisjes së kabineteve të teknologjisë informative të këtyre shkollave, përcjell albinfo.ch.
Kryetari Elezaj ka falënderuar humanistin Ademi dhe është shprehur se kontributi i komunitetit tonë në diasporë nuk ka munguar asnjëherë, po ashtu nuk po mungon edhe sot.
Ademi kërkoi nga kryetari Elezaj që shkollat e kësaj komune t’i shohin prioritetet dhe premtoi se është në gjendje të sjellë edhe 30 kompjuterë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












