evente

Bashkohuni në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike “Shpëto Jetë” në Zurich!

Të bashkohemi për të bërë ndryshim pozitiv në jetën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënavedhe fëmijëve në Kosovë,

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 6-të të mbrëmjes filantropike në Zurich. Me kontributin tuaj, ne do të sigurojmë pajisje mjekësore esenciale dhe rrjedhimisht kushte më të mira profesionistëve shëndetësor që prindërit mos të kenë më nevojë për trajtim jashtë vendit për foshnjet e tyre.

Bashkohu në këtë ngjarje të mbledhjes së fondeve “Save a Life” më 24 Maj 2024, nga ora 19:30 në Marriott Hotel, adresa Neumühlequai 42, 8006 Zürich, Schweiz.

Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me fjalime frymëzuese, mundësi rrjetëzimi, filantropi, Apèro, muzikë live nga Denik Prizreni & Band dhe Trio Frymorë.

Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj do të ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën e foshnjave të lindura para kohe dhe familjeve të tyre, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të shëndetshme për të gjithë.

Siguroni biletën në link: https://eventfrog.ch/de/p/diverses/save-a-life-edicioni-i-6-te-i-ngjarjes-filantropike-7195735223618710941.html

www.amchealth.org

[email protected]

Action for Mothers and Children

Sefedin Ahmeti, Prishtinë, Kosovë

 


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit24 Maj 2024
  • Ora19:30
  • Data e përfundimit24 Maj 2024 - 23:00