Shkurt.ch
Bastiset xhamia në Winterthur
Xhamia An 'Nur është bastisur sot, të mërkurën, në mëngjes. Disa të rinj thuhet se janë radikalizuar në qendrën e shenjtë myslimane.
Policia kantonale e Cyrihut bastisi të mërkurën herët në mëngjes xhaminë e Winterthur-it (ZH). Xhamia An’Nur ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave, njofton albinfo.ch. Ajo është akuzuar për shkak të radikalizimit të pretenduar të disa të rinjve, të cilët dëgjonin predikimet e shqiptuara brenda mureve të saj.
Bastisja është duke u zhvilluar, bën të ditur albinfo.ch. Ajo është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Komunës së Winterthur-it, thekson policia kantonale e Cyrihut në deklaratën e saj.
Sipas Tages-Anzeiger, operacioni kishte në shënjestër në mënyrë specifike imamin e ri të xhamisë, një somalian i quajtur Sheik Abdurrahman, i cili predikonte në gjuhën arabe. Paraardhësi i tij ka qenë i detyruar të largohet nga ky post për shkak të akuzave për pozicione ekstremiste.
Xhamia An’Nur (drita, në arabisht) ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave. Disa të rinj, të cilët kanë frekuentuar këtë xhami, i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri.
Pronarët e lokalit nuk duan të vazhdojnë kontratën e tyre me këtë vend të adhurimit të diskutueshëm. Xhamia An’Nur e Winterthurit (ZH) me gjasë do t’i mbyllë dyert e saj në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












