Shkurt.ch
Bastisje në shtëpinë e deputetit valdez, i cili strehonte një afgan
Të martën në mëngjes policia kantonale e ka bastisur shtëpinë e Manuel Donzé, deputet i PDC-së në Këshillin e Lartë, i cili kishte strehuar në shtëpinë e tij një refugjat afgan, të cilin autoritetet parashikonin ta dëbojnë.
Manuel Donzé njoftoi zyrtarisht për praninë në shtëpinë e tij të refugjatit afgan, i cili dëshironte të aplikojë për azil në Zvicër. Ai kishte parashikuar ta paraqesë këtë kërkesë përmes një letre në adresë të Entit të Popullsisë.
Hetimet e kryera nga policia në shtëpinë e deputetit kishin për qëllim dëbimin e refugjatit “në bazë të marrëveshjeve të padrejta të Dublinit”, u theksua në deklaratën e kolektivit CollectifR, i cili mbështet emigrantët, ku përfshihet edhe Manuel Donzé.
“Akt politik”
“Kjo është skandaloze”, është shprehur deputeti, duke denoncuar një “praktikë të patolerueshme”, raportoi të martën gazeta frankofone “24Heures”. Për Manuel Donzé, veprimi i tij është një akt politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Vaud-it fillon diskutimet në lidhje me ligjin për të huajt.
Këshilltari shtetëror, përgjegjës për azil, Philippe Leuba, hodhi poshtë këto akuza përmes radios LFM, duke folur për “barazi për të gjithë para ligjit”.
Shefja e Departamentit të institucioneve dhe të sigurisë, Béatrice Métraux, ka siguruar ndërkohë se nuk ishte në dijeni për bastisjet në shtëpinë e deputetit.
Tri bastisje të tjera në shtator 2016
Tre të zgjedhurit në Lozanë, David Payot, Leonore Porchet dhe sekretari i Solidaritetit, Pierre Conscience, të cilët gjithashtu mbështesin CollectifR, kanë pësuar një bastisje të policisë në shtëpitë e tyre gjatë vjeshtës së kaluar.
Ata më pas kanë bërë thirrje për “strehim të paligjshëm të emigrantëve”, duke denoncuar përmbajtjen “çnjerëzore” të marrëveshjes së Dublin-it.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













