Lajme
BDI nominon Xhevdet Spahiun kandidat për deputet të diasporës
Diaspora shqiptare me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që mundëson kalimin nga tre në njësi zgjedhore, nëse mobilizohet mund të sigurojë një ulëse në Parlamentin e Maqedonisë.
Ndërkohë Bashkimi Demokratik për Integrim kandidon Xhevdet Spahiun nga Zvicra në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni.
“Jemi të bindur se shqiptarët në diasporë do ta çmojnë eksperiencën dhe reputacionin politik të Spahiu dhe masovisht do t’ia japin besimin. Në këtë mënyrë do të avancohen interesat shqiptare”, thuhet në njoftimin e BDI-së, e cila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në diasporë që të regjistrohen për të votuar dhe me këtë të bëhen pjesëmarrës aktivë në legjislativin e ardhshëm të vendit, transmeton albinfo.ch.
Mediat në Shkup raportojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor se deri tani janë regjistruar diku 5 mijë votues nga diaspora.
Afati i fundit për regjistrimin e votuesve të diasporës përfundon më 11 nëntor.
Në zgjedhjet parlamentare të 2014-ës shqiptarët nuk mundën të marrin asnjë deputet në diasporë, ndërsa VMRO i mori të tre deputetët nga diaspora, por se numri për zgjedhjen e këtyre deputetëve nuk ishte i limituar.
Në zgjedhjet e 2014-ës tri partitë shqiptare kishin kandidatë në të tri njësitë zgjedhore, por se si numri i të regjistruarve, ashtu edhe numri i atyre që dolën në votime ishte i pamjaftueshëm që të nxirrnin të paktën një deputet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











