Shkurt.ch
BE-ja do t`ua ndalojë edhe zviceranëve mbajtjen e armëve
Si shtet që është pjesë e Shengenit, edhe Zvicra duhet ta adoptojë të drejtën e armëmbajtjes ashtu siç e kanë shtetet e BE-së
Si reaksion pas sulmeve terroriste të Parisit në nëntor, Komisioni i BE-së planifikon ashpërsimin e të drejtës për armëmbajtje. Një projektligj përkatës ndodhet që nga nëntori i kaluar në tavolinën e punës të kryetarit të komisionit, Jean-Claude Junker, shkruan srf.ch. Projektligji parashikon veç tjerash ndalimin e posedimit privat të armëve si pushkët gjysmautomatike, automatikët etj.
Planet e Junckerit e prekin në mënyrë mjaft të drejtpërdejtë edhe Zvicrën. Si shtet që është pjesë e Shengenit, edhe Zvicra duhet ta adoptojë të drejtën e armëmbajtjes ashtu siç e kanë shtetet e BE-së. Dhe kjo nënkupton që ushtarët të mos kenë më të drejtë t`i mbajnë armët në shtëpi , siç i mbajnë tradicionalisht, transmeton albinfo.ch.
Kjo ka bërë që shoqatat e shenjëtarëve si në Zvicër ashtu dhe në Bruksel, të mobilizohen kundër një ligji të tillë. “Kjo shkon tepër larg”, thotë Dora Andres, kryetare e Federatës së shenjtarëve sportiv të Zvicrës SSV. “Një gjë e tillë prek thellë në shenjtarinë tradicionale zvicerane që ka qindra mijë pjesëtarë aktivë dhe një lobi të armëve që ka ndikim të madh”.
Projektligji, më tutje parashikon që personat që duan ta kenë një armë duhet të dëshmojnë nevojën e pasjes së saj, si gjuetar, shenjtar ose si koleksionist. Pastaj, leja për mbajtjen e armës do të jepej vetëm pas një kontrollimi mjekësor.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












