Shkurt.ch
BE-ja, marrëveshje për tërheqjen e tarifave “roaming”
Këtë herë, institucionet evropiane ranë dakord me shumicë për çmimet dhe tarifat “roaming” ndërmjet operatorëve. Fatkeqësisht, Zvicra nuk do të përfitojë nga kjo marrëveshje.
Hapi i fundit është ndërmarrë të mërkurën, për t’iu shmangur plotësisht harxhimeve të shkaktuara nga tarifat “roaming” në BE që nga 15 qershori 2017. “Kjo ishte shkalla e fundit e enigmës. Që nga 15 qershori evropianët do të mund të udhëtojnë në gjithë BE-në pa harxhime roaming”, bëri të ditur me kënaqësi Komisari për Tregti, përgjegjës për sektorin digjital, Andrus Ansip, në një deklaratë.
Rregullat e reja të BE-së do të lejojnë udhëtarët që përdorin një kartë SIM në një shtet anëtar të BE-së ku banojnë ose me të cilën ata kanë lidhje të qëndrueshme përdorimin e telefonit celular në çdo vend tjetër të BE-së, me të njëjtat kushte sikur të ishin në vendin e tyre.
Marrëveshja është arritur të mërkurën në mes të Parlamentit Evropian, Këshillit (që përfaqëson 28 shtetet anëtare të BE-së) dhe Komisionit Evropian.
Duhet përmendur megjithatë se Zvicra nuk do të jetë përfituese e këtyre rregullave të reja. Pra, për të kufizuar dëmin, konsumatorët zviceranë do të duhet të vazhdojnë të aktivizojnë masat mbrojtëse (paguar ose të përfshira në një paketë), kur ata udhëtojnë në një vend të BE-së.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















