Sport
Behrami vazhdon me Zvicrën
“Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë”, ka thënë Behrami
Lajm i shkëlqyer për Zvicrën. Mesfushori shqiptar, Valon Behrami ka konfirmuar se do të vazhdojë të luajë për helvetikët. Ai këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për ‘Blick.ch’, përcjell albinfo.ch.
Kështu është shprehur ai në një intervistë emocionale, derisa do të jetë edhe në kualifikimet e Kupës së Botës. Një lajm tjetër i mirë për të është se është bërë baba për herë të dytë. Ai ishte dashur të bëhet baba më 10 korrik, ditën e finales së Kampionatit Evropian, megjithatë, Elena Bonzanni, gruaja e tij ka lindur një javë më vonë në Lugano.
“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare”, ka thënë futbollisti i cili në karrierën e tij ka 70 ndeshje me Zvicrën dhe pas humbjes së kobshme kundër Polonisë mendonte pensionimin.
“Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë”. Pas kësaj, Behrami emocionohet dhe i fillojnë lotët. Pas pak fillon përsëri. “Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”
Në lidhje me aktivizimin e mundshëm për kualifikimet e Kupës së Botës më 2018, ai shtoi se do konsultohet njëherë me familjen, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gillieron, shpreson që Behrami të mos i thotë “lamtumirë”.
“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren”, tha shefi i FFZ.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













