Sport
Berisha, ylli në ngritje te Salzburgu
“Kemi pasur besim që mund të kthehemi dhe me ndihmën e tifozëve patëm fatin të kalojnë në gjysmëfinale. E kemi merituar të kalojnë tutje", deklaroi Berisha
Salzburgu arriti një fitore të madhe ndaj Lazios, me rezultat 4:1, dhe si rezultat arriti të linte jashtë italianët.
Mesfushori Valon Berisha që luan për Kosovën, ishte nga më të mirët në fushë për ekipin austriak. Ai mori notën 7, shkruan albinfo.ch.
“Një nga lojtarët më të lakmuar në tregun e transferimeve, kombinon cilësi të mirë dhe shumë soliditet. Me këtë paraqitje, vështirë se do të qëndrojë shumë gjatë në Austri”, thuhet për Berishën, derisa zhgënjeu portieri shqiptar, Thomas Strakosha i Lazios.
“Pak tentativa pjesën e parë, pak emocione. Në pjesën e dytë, loja zhvendoset tek porta e tij. Predha e Schlager drejt portës së tij i fut ankth dhe drithërima. Më pas, çdo goditje e austriakëve drejt portës së tij është gol”. Ai pas ndeshjes ka kërkuar falje.
Ndërkohë, Berisha është shprehur i lumtur me kualifikimin. “Kemi pasur besim që mund të kthehemi dhe me ndihmën e tifozëve patëm fatin të kalojnë në gjysmëfinale. E kemi merituar të kalojnë tutje. Ne besojmë në këtë ekip. Është shumë e vështirë të fitojnë kundër neve”, ka thënë Valon Berisha. Skuadra e tij në gjysmëfinale do të përballet me Marseillen, derisa Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit me Atletico Madridit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












