Shkurt.ch
Bernë – Cyrih: Një kamion bllokon 20 km qarkullim rrugor
Përplasja spektakulare e një gjysmërimorkio ka bërë që të enjten pasdite në rrugën A1, afër Baden (AG) të bllokohet qarkullimi i rrugës deri në 20 km nga Cyrihu dhe rreth 17 km nga Berna.
Koha e pritjes në kolonat e automjeteve ka arritur 3 orë nga Wallisellen (ZH), tregon qendra për informim e rrugës VIASUISSE. Ndërsa në drejtimin tjetër, udhëtimi mori dy orë nga hyrja në Aarau.
Për fat të keq, aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit Baregg, një nga pjesët më të ngarkuara të autostradës në Zvicër. Ai ndodhi rreth orës 15:50, kur kamioni me peshë të rëndë, ndërsa shkonte drejt Zyrihut, goditi dhe shpoi rezervën qendrore të sigurisë menjëherë pas daljes nga tuneli.
Punët për evakuimin e kamionit dhe rehabilitimin e qarkullimit nuk arritën të përfundonin gjatë gjithë pasditës. Kthimi në normalitet nuk u bë para mesit të natës. Policia e Aargau këshillon shoferët që t’i shmangen, nëse është e mundur, udhëtimin në këtë rajon.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














