Blerina Sinaimeri, kërkuesja shkencore në Francë

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm në fushat ku veprojnë. Ata tashmë janë të integruar në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Gjithashtu janë shembull se me punë mund të arrish të realizosh ëndrrat, shkruan albinfo.ch. Shqiptarja Blerina Sinaimeri, sot është një kërkuese shkencore në Institutin Kombëtar Francez për Shkenca Kompjuterike dhe Matematikë e Aplikuar “INRIA”.