Lajme
Bullgaria në Evropë: Cilësinë më të ulët të jetesës
EUROSTAT ka publikuar një raport të “kënaqësisë mesatare për jetesën” në vendet e Bashkimit Evropian.
Në këtë radhitje Bullgaria është e fundit, duke ngelur prapa të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.
Bullgaria mund të jetë anëtarësuar vërtet në Bashkimin Evropian që në vitin 2007, por një studim i fundit i EUROSTAT-it tregon se ky vend ka për të bërë një rrugë të gjatë për t’iu afruar vendeve fqinje për sa i përket nivelit të kënaqësisë për cilësinë e jetesës.
Raporti i titulluar “Cilësia e jetesës në Evropë” radhit të dhënat e marra nga pjesëmarrësit për aspekte të ndryshme të jetës së tyre, përfshirë marrëdhëniet personale, kohën që u duhet të udhëtojnë, hapësirat e gjelbërta dhe situatën financiare.
Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Islanda janë në krye të listës si vende ku banorët shprehin kënaqësinë më të madhe për cilësinë e jetesës. Bullgaria klasifikohet shumë më poshtë mesatares së Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















