Lajme
Burkhalter, për vizitë në Slloveni
Gjatë vizitës së tij në Lubjanë të Sllovenisë, ministri i Jashtëm zviceran, Didier Burkhalter, ka folur me kolegun e tij, Karl Erjavec dhe me kryeministrin Miro Cerar. Burkhalter theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve ka qenë i varur nga marrëdhëniet e Zvicrës me BE-në.
Në këto takime janë hapur çështje, si ajo për lëvizjen e lirë të personave, si dhe për pjesëmarrjen zvicerane në të ardhmen në programin hulumtues “Horizont 2020”, përcjell albinfo.ch.
Si pjesë e kontributit të zgjerimit, Zvicra ka mbështetur disa projekte në Slloveni.
Në Slloveni janë përkrahur projekte në fushat e biznesit, hulumtimit, çështjet sociale dhe mjedisore.
Gjatë takimeve me autoritetet, Këshilltar Federal nga Zvicra ka shqyrtuar fushat e tjera të bashkëpunimit. Sidomos është biseduar për të forcuar bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe policisë.
Burkhalter ka theksuar gjithashtu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel multilateral: Diskutimet u përqendruan kryesisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, të drejtat e njeriut, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në OKB, në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














