Jeta në Zvicër
Burrat marrin kredi për vetura, gratë për nevoja jetese
Për shkak të situatës së tyre të pasigurt financiare, gratë në Zvicër kërkojnë më shpesh kredi se sa burrat, të cilët të njëjtën gjë e bëjnë për vetura
Kreditë janë çështje burrash. Këtë e dëshmon analiza e sjelljes së zviceranëve ndaj kredisë nga portali krahasues Comparis: Më tepër se 70 për qind të aplikacioneve të kredisë vijnë nga burrat. Kompania ka vlerësuar mbi 30.000 aplikacione për kredi gjatë vitit të kaluar.
Po që se parashtrohet kërkesë për kredi nga ana e grave, me siguri bëhet për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe të nevojshme. Sipas Comparis, gratë pothuajse dy herë më shumë parashtrojnë kërkesë për kredi në krahasim me burrat për shkak të një mungese serioze financiare. Për shembull, rreth 7.6 përqind e të gjitha aplikacioneve nga femrat shërbejnë për shlyerjen e faturave të papaguara – për burrat është 3.9 për qind. Gratë kërkojnë gjithashtu kredi për të shlyer borxhet ekzistuese në më shumë se 6 për qind (3.5 për qind).
Kreditë në situata emergjente janë veçanërisht të zakonshme për gratë e reja: Në moshën nën 24 vjeç janë 8.5 për qind e kërkesave të kredisë për shlyerje të borxhit. Për gratë midis moshave 60 dhe 64, përqindja e kërkesave të tilla është gjithashtu e lartë (7.9 për qind). Për njerëzit e moshës në pension, është veçanërisht e vështirë për të marrë një kredi për shkak se bankat do të refuzojë kërkesat e tilla, thotë Dominik Weber, ekspert financiar në Comparis.
“Gjendja financiare shpesh është më e pasigurt për gratë sesa për meshkujt”, shpjegon Weber. Arsyet për këtë janë, për shembull, që gratë shpesh punojnë me kohë të pjesërishme ose duhet të pranojnë humbje të të ardhurave për shkak të pushimit të lindjes.
Veçanërisht një ndarje, divorc ose vdekja e partnerit mund të çojë në pengesa financiare. Çdo grua e pestë që kërkon një hua, sipas Comparis, është ose e ndarë, e divorcuar ose e ve. Për burrat, kjo ishte vetëm një në dhjetë.
Për burrat, kredia dhe jo ankthi janë më shumë për luksin, siç shkruan edhe portali i krahasimit. 45.6 për qind e aplikacioneve për kredi për burra janë për financimin e automjeteve. Tek femrat, ajo është 35 për qind. Nga aplikacionet e meshkujve nën 25 vjeç, mbi gjysma e kredive përdoren për financimin e makinës.
Burrat gjithashtu marrin më shpesh kredi se sa gratë që të hollat t`i investojnë në Bitcoin, për shembull. Sidomos në fund të vitit të kaluat numri i burrave të cilët kanë marrë kredi për blerje të Bitcoin është ngritur shumë, vazhdon më tej Weber për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, huadhënësit nuk do të donin të shihnin aplikacione të tilla, sepse luhatjet e mëdha në Bitcoin do të rrisnin rrezikun e humbjes.
Sipas analizës, burrat kërkojnë kredi më të larta se gratë: Mesatarisht, shuma e kërkuar për burrat midis moshës 25 dhe 29-vjeçare është 21,613 franga. Për gratë e të njëjtës grupmosh, janë 17.091 franga. Arsyeja është, sipas ëeber, se burrat financojnë më shpesh automjetet – dhe këto kredi janë dukshëm më të larta se të tjerat.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













