CH-Ballkani
Bushati kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kërkuar nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, përcjell albinfo.ch.
“Ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë”, ka thënë Bushati në një intervistë për televizionin grek “Antena”.
“Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk I takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë”, u shpreh ministri i Jashtëm shqiptar.
Ai është pyetur edhe për debatet lidhur me emrin e Maqedonisë, mes Athinës dhe Shkupit, ku inkurajoi që të dyja palët të gjejnë zgjidhje për emrin.
“Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin. Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë”, u shpreh Bushati.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










