Kultura
Bushpepa i treti sonte, votoni për garuesin e Shqipërisë
Nga ora 21:00 fillon spektakli, ku keni mundësi edhe të votoni për garuesin shqiptar. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, Maqedoni, Austri, Kroaci, dhe vendet tjera
Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Evropian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, dhe fillon nga ora 21:00.
Përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosongut. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 10 maj, derisa më 12, shkruan albinfo.ch.
Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Nga ora 21:00 fillon spektakli, ku keni mundësi edhe të votoni për garuesin shqiptar. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, Maqedoni, Austri, Kroaci, dhe vendet tjera.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












