Shkurt.ch
Çdo i katërti person ka probleme me gjumin
Çdo i katërti person ka probleme me gjumin, zgjohet para kohe ose disa herë gjatë natës. Femrat më shumë janë të prekura nga pagjumësia dhe marrin medikamente gjumi.
Vetëm pesë për qind e popullsisë nuk ka asnjë problem për të fjetur dhe nuk zgjohet para kohe e as gjatë natës, njofton Zyra e Statistikave Federale (FSO) në bazë të një studimi që ishte realizuar në vitin 2012.
Problemet e gjumit rriten edhe me moshën. Kështu që njerëzit nga 85 vjet janë pothuajse dy herë më shumë të prekur se sa 15- 24-vjeçarët. Me çrregullime patologjike të gjumit përqindja më e lartë është në mesin e 55 – 64-vjeçarëve.
Për më tepër, njerëzit në zonat urbane janë duke vuajtur pak më shumë për të fjetur sesa ata që jetojnë në zonat rurale.
Rreth 8 për qind e popullatës me probleme të pagjumësisë marrin qetësues ose medikamente gjumi për t’iu ndihmuar që të flenë më mirë. Për gratë përqindja është 10 për qind, 6 për qind për burrat.
Çrregullimet e gjumit mund të kenë një ndikim negativ në mirëqenien e tyre shëndetësore. Pra janë raportuar 7 për qind të atyre që me pagjumësi të ketë vështirësi të përditshme të përqendrimit, për shembull duke lexuar gazetën apo shikuar televizorin.
Problemet e gjumit mund të rrisin rrezikun për Burnout, shkruan BFS. 17 për qind e të anketuarve më 2012 me pagjumësi nuk mund të punojnë të paktën një ditë brenda katër javësh. Përveç kësaj, vetëm 59 për qind ishin shumë të kënaqur me punën e tyre.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













