Kosova

Çdo ministër të cilit i konfirmohet aktakuza, duhet të dorëhiqet

“Edhe ministri i Inovacionit duhet të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij në rastin “Pronto”, ka thënë ministri Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se secili ministër, ndaj të cilit konfirmohet aktakuza, duhet të largohet nga pozita që mban në Qeveri. Ai në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe bashkëpartiaku i tij, Besim Beqaj, përcjell albinfo.ch.

“Edhe ministri i Inovacionit duhet të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij në rastin “Pronto”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndaj të cilit është konfirmuar një aktakuzë,  Tahiri tha se është në duar të kryeministrit dhe AKR-së.