Shkurt.ch
Celina refuzoi Norvegjinë për Kosovën
Pa dyshim që ylli më i madh te Kosova në miqësoren ndaj Shqipërisë do të jetë Bersant Celina. Ai ka thënë se do të bëjë çmos që të shënojë gol ndaj Shqipërisë, derisa ka zbuluar se ka refuzuar Norvegjinë dhe tashmë mendon vetëm për Kosovën. “Besoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Shpresoj se do të ketë shumë gola dhe do të jetë spektakël.
Ne do të luajmë të shënojmë fitore, derisa shpresoj se do të shënoj të premten. Unë do të jap maksimumin në fushë dhe, normalisht si sulmues dëshiron të shënosh. Sa i përket pozicionit në fushë, atë e vendos trajneri. Unë do të luaj ku kërkon trajneri. E kam refuzuar Norvegjinë dhe do të luaj vetëm për Kosovën. Nuk jam duke menduar as për Shqipërinë. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe jam gëzuar shumë që janë kualifikuar në Kampionatin Evropian”, u shpreh Celina për albinfo.ch.
Futbollisti i Manchester Cityt ka të ardhme të ndritur dhe shihet si njëri nga futbollistët më të mirë që ka Kosova momentalisht. Atë e kishte kërkuar edhe Shqipëria e Norvegjia, derisa tashmë ka vendosur të luajë për Kosovën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












