E-Diaspora
Çifti Fankhauser promovon muzikën klasike shqiptare edhe në Francë
Aktualisht, çifti jeton në Bazel nga nëntori deri në muajin shkurt, dy muaj i kalon në Kosovë dhe mbetjen tjetër në Promenois, ku është dashur t`i kryejë disa punë

Një kështjellë është gjithmonë e përfshirë në një kuptim: pasuri, por në të njëjtën kohë edhe angazhim: Çifti filantrop zviceran, Dorothea dhe Georg Fankhauser janë duke menaxhuar kështjellën “Château de Promenois” në Bourgogne të Francës, me plot entuziazëm dhe angazhim, tani e pothuajse tridhjetë vite. Ajo është e vendosur në një zonë të qetë, rrethuar me kullota në buzë të një fshati të vogël, pranë Arney-le-Duc. E vendosur në mes rajoneve të famshme për prodhimin e verës, Côte d’Or dhe e “Parc regional du Morvan”, peizazhi karakterizohet nga kodrina të bukura, me kullota të rrethuara me barriera në të cilat kullosin dele dhe lopë, pyje, kanale dhe liqene, përcjell albinfo.ch.
Kjo kështjellë përmendet që në Mesjetë, si pronë e vogël e Promenois. Nga fillim të shekullit XVII, kështjella ka qenë pronë e familjes Espiard de Clamery për gati tre shekuj me radhë, ndërsa në vitin 1800, nga Vicomte d’Autume-Espiard, ajo e merr formën e saj të sotme.
Që nga viti 1988, pronarët aktualë që janë duke banuar në kështjellë janë Dorothea dhe Georg Fankhauser-Ritter dhe rregullisht pranojnë mysafirë që vijnë për pushime, ndërsa në një pjesë të godinës kryesore edhe grupe muzikore, piktorë, grupe të valleve e të punës.
Porsa të hapet dera e kështjellës, duhet përgatitur mirë sytë, por mbi të gjitha, veshët. Në oborrin e saj, nën një verandë dhe në pjesën më të madhe të saj, muzika është mbretëreshë dhe mund të dëgjohet nga çdo kënd. “Gjithnjë kam dashur të kem një kështjellë, ishte ëndrra ime. I kam vizituar shumë gjatë kohës së studimeve”, thekson Dorothea Fankhauser, e cila iu vu kërkimit të një të tille, së bashku me bashkëshortin e saj, Georg. Çifti nga Bazeli, në vitin 1988 e gjeti kështjellën “Château de Promenois”, pronë e familjes Troudec.
“Ata kishin bërë punë të mrekullueshme, ne mund të banonim menjëherë aty dhe na konvenonte shumë mirë”, ka shpjeguar ekonomisti zviceran dhe bashkëshortja e tij skulptore, adhurues të flaktë të muzikës: ajo në piano, ndërsa ai në violonçelo. “Ne nuk jemi shumë të talentuar, por duam t`ju ndihmojmë të rinjve”, pohon Georg. Në të vërtetë, në këtë muaj të korrikut, çifti ka mirëpritur 25 persona të ardhur për të këmbyer përvoja apo për të përfituar nga ligjëratat e flautistëve dhe të një profesori të renomuar gjerman të pianos. “Vërtetë është fascinonte të shihet progresi i të rinjve që kanë mësuar nga ai”, nënvizon Georg.
Gjatë verës, vendet u mbushën menjëherë edhe pa u publikuar në rrjetet sociale. “Kjo është arritur vetëm nga të dëgjuarit. Njerëzit zbulojnë bukuritë e objektit dhe flasin në lidhje me to. Disa vijnë tani e njëzet vite dhe janë shndërruar në miq”, ka pohuar Dorothea, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithatë, fillimi nuk ka qenë i lehtë. Në kohën që Georg Fankhauser punonte në Bazel, bashkëshortja e tij përjetoi një moment vetmie: “Isha e vetmuar në kështjellë, me dele. Për fat të mirë, Pascali dhe Jean-Marc Dediot nga fshati më vinin në ndihmë kur kishte ndonjë pjellje. E dija se ktheheshin nëpër fermat e tyre që nga ora 4 e mëngjesit. I prisja për këshilla”.
Aktualisht, çifti jeton në Bazel nga nëntori deri në muajin shkurt, dy muaj i kalon në Kosovë dhe mbetjen tjetër në Promenois, ku është dashur t`i kryejë disa punë. “Çatia, banjo dhe riparimi i fushës të tenisit janë kryer para dhjetë vitesh”, sqaron në detaje Georg. Në moshën 67-vjeçare, çifti është duke menduar për pasardhësit, por nuk janë të shqetësuar, pasi mendojnë në mbesën e tyre.
Lidhjet e forta me Kosovën
Një deri dy herë në vit, grupe kosovare muzikore vijnë për të interpretuar në Komunën Arnay-le-Duc apo në kështjellën e Musigny. Një prani e huaj e mundësuar nga çifti Fankhauser, i cili ka krijuar lidhje me këtë ish krahinë të Serbisë, e shpallur r pavarur në vitin 2008, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
“Kishim fat të madh. Pas përfundimit të luftës ne shkuam atje dhe e takuam drejtorin e shkollës muzikore lokale”, i përkujton ato momente Dorothea Fankhauser. Me këtë rast u krijua një miqësi e vërtetë që grupeve muzikore kosovare u mundësoi pranimin në kështjellë nga çifti zviceran. Georg Fankhauser gjithashtu e financon pjesërisht në mënyrë rutinore rininë e këtij vendi të Evropës Lindore. Me ndihmën e një fondacioni, ai po ashtu përkujdeset për furnizim me instrumente kualitative muzikore për muzicientët e rinj premtues kosovarë. “Problemi më i madh në atë vend është që të pajisesh me një instrument në nivelin e një artisti. Ne ua huazojmë për një afat prej pesë deri në shtatë vite”, ka përfunduar Georg Fankhauser.
Pra, muzicientët e rinj nga Kosova kanë fituar një mik të mirë i cili me mish e me shpirt do të vazhdojë ta promovojë muzikën klasike shqiptare edhe në Francë, por edhe më gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran Vitin e kaluar, zyra kombëtare dhe e pavarur për raportimin e shkeljeve etike në sport mori...
-
Shkurtimet e OBSH-së mund të jenë më të këqija se ç’pritej
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë
-
Raporti: Mijëra të huaj jetojnë në Zvicër me pasaporta false
-
Më shumë vende pune në Zvicër u shpallën në tremujorin e parë të vitit