Jeta në Zvicër

Çka duhet të dini para se të shpërnguleni në Zvicër?

Në Zvicër jetojnë rreth 2.1 milionë njerëz të huaj dhe për shumë prej tyre, shpërngulja në Zvicër ka qenë emocionuese, por edhe frikësuese.

Para se të zhvendosen në Zvicër, shumica e të huajve e paramendojnë jetën në Zvicër të mbushur me aventura, ski, djathë e të tjera. Megjithatë, jeta e përditshme mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar.

Thelocal.ch ka pyetur disa shtetas të huaj se çfarë do të donin të dinin për Zvicrën para se të vinin këtu, përcjellë albinfo.ch.

Këto janë përgjigjet e tyre.

Do të doja ta dija se Zvicra do të bëhej shtëpia ime

Bev Smith, nga Anglia, u vendos në Zvicër me burrin e saj pasi siguroi një punë në një kompani në Bazel. Fillimisht, ajo mendoi se do të qëndronte përkohësisht, por pasi jetoi pesë vite në Zvicër, ajo tha se do të donte ta kishte konsideruar Zvicrën si shtëpinë e saj qysh në fillim.

“Do të doja ta kisha parë Zvicrën si shtëpinë time e jo si një vend tranzit. Mendoj se sekreti për ta shijuar Zvicrën është ta konsiderosh atë si shtëpinë tënde”, ka thënë ajo, përcjellë albinfo.ch.

Do të doja ta dija se të dielave gjithçka është e mbyllur

Aideen McCarthy, nga Irlanda, është një udhëtare e kalitur, familja e së cilës ka emigruar më shumë se një herë. Ku rata arritën në Zvicër, ishin të gatshëm për jetën e re, por u çuditën kur mësuan se shumica e dyqaneve në Zvicër ishin të mbyllura të dielën.

“Do të doja ta dija se çdo gjë është e mbyllur të dielave, por tani jemi mësuar dhe na pëlqen kjo. Familja ime e përdorë të dielën si kohë pushimi, për të eksploruar vende të reja. Ne bëjmë gjithçka gjatë javës duke e ditur se e diela do të jetë pushim para se jeta të fillojë përsëri”, thotë ajo.

Do të doja të dija të flisja gjermanisht

Gary Colen, me origjinë nga ShBA, erdhi në Zvicër para pesë viteve dhe nëse është një gjë që do të donte ta dinte, është gjuha lokale.

“Të mësosh një gjuhë kur je i rritur është pak e vështirë. Kur isha i ri, mësova hebraishten për gjashtë muaj në Izrael, por të jetosh në Bazel, ku 4 përqind e popullsisë janë të riatdhesuar, duket sikur gjuha e përbashkët është anglishtja. Edhe kur filloj të flas gjermanisht, njerëzit më përgjigjen në anglisht, sepse edhe ata duan ta praktikojnë anglishten”, ka thënë Colen.

Vendimi i Colen-it për ta mësuar gjermanishten erdhi si rrjedhojë e faktit se ai ishte rritur në Neë York dhe kishte parë komunitetet atje. Andaj, donte ta mësonte gjuhën gjermane për t’u integruar më shumë.

Do të doja ta dija ku mund të blija mobilje të përdorura

Carrie Aikman nga ShBA thotë se do të donte të dinte më shumë rreth shitësve të gjërave të përdorura.

“Do të doja të dija se ku mund të gjej mobilje të përdorura dhe të mos mbështetesha te Ikea. Tani e kam gjetur ecochair, që do të mund të më ndihmonte shumë atëherë. Ata kanë mobilje të mira dhe i dorëzojnë me porosi”, ka thënë ajo.

Do të doja të dija dallimet mes vendeve për të jetuar

Nëna e dy fëmijëve, Kathryn Padain erdhi nga Anglia në Zvicër para nëntë muajsh dhe po i pëlqen zhvendosja. Ajo tashmë është duke mësuar gjermanishten dhe ka bërë miq zviceranë në lagjen e saj, por ajo do të donte të dinte më shumë rreth vendeve në kantonin e saj para se të zhvendosej.

“Do të doja të dija më shumë rreth dallimeve rreth jetesës në Basel, do të ishte mirë të dija dallimet mes të jetuarit në Basel dhe Basel Stadt, dhe se si do të ndikonte kjo taksat dhe përfitimet e tjera të përditshme”, ka thënë ajo.