Futboll
Çmimi i biletave Kosovë-Islandë
Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës, e cila është ndeshje parakualifikuese për Botërorin 2023.
Kosovën e pret përballja me Islandën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 20 shkurt, në orën 19:00, para ndeshjes të 23 shkurtit si mysafire kundër Luksemburgut.
Të këto dy ndeshjet të muajit mars janë të vlefshme për Grupin B të fazës parakualifikuese për Botërorin 2023, ku garon edhe Kombëtarja e Sllovakisë.
Për ta përcjellë përballjen mes Kosovës dhe Islandës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të gjithë tifozët e interesuar mund të blejnë bileta qysh sot, në çmim prej 2 eurosh.
Biletat do të shiten te Newborn në Prishtinë sot prej orës 12:00 deri në orën 18:00. Nesër shiten te palestra në Rahovec prej orës 12:00 deri në 14:00 dhe te Shatërvani në Prizren prej orës 15:00 deri në orën 18:00. Ndërsa, të enjten shiten te Hotel Dukagjini në Pejë prej orës 11:00 deri në orën 15:00 dhe në shesh të Mitrovicës prej orën 15:00 deri në orën 17:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?