Shkurt.ch
Çmimin e Bernës për Integrim e merr shoqata “Famira”
Qyteti i Bernës ka ndarë të martën Çmimin për Integrim. Për këtë vit çmimi i ka takuar shoqatës "Famira - Fachfrauen für Migration und Integration”. Çmimi i dytë shkon për "Junge Bühne Bern".
“Junge Bühne Bern” u ka mundësuar fëmijëve dhe të rinjve nga qendrat e azilit të luajnë në teatër, thuhet një njoftim nga Drejtoria për arsim, çështje sociale dhe për sport e qytetit të Bernës.
Shumë fëmijë dhe të rinj në strukturat e azilit kanë përjetuar dhunë në jetën e tyre dhe gjurmët i mbajnë në trupin dhe shpirtin e tyre. Drama u ofron atyre mundësinë të futen në qendër të vëmendjes dhe që zëri i tyre të dëgjohet.
Çmimi kap shumën 4000 franga, ndërsa 10 mijë franga është çmimi i qytetit të Bernës, që këtë herë i ka takuar shoqatës “Famira” për barazi më të madhe të grave në sistemin arsimor.
Kurse të tilla “Von Mutter zu Mutter” apo “Aktive Freizeit in der Migration” janë disa nga shembujt e punës së shoqatës.
Me ofertat e saj shoqata u ka mundësuar emigrantëve dhe familjeve të tyre që të kenë qasje në shkolla të rëndësishme.
Përveç kësaj, nënat janë shoqëruar dhe mbështetur në rolin e tyre si prindër. Shoqata inkurajon gratë për të marrë pjesë aktive në shoqëri.
Çmimi i Bernës për Integrim ndahet për të 12-tën herë. Ky aktivitet përbën një pikëtakim të rëndësishëm për personat që angazhohen për integrimin e migrantëve në qytetin e Bernës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













