Mërgata pajis Spitalin e Dializës në Strugë me aparatura moderne

Spitali i Dializës në Strugë është pajisur me dhjetëra aparatura moderne mjekësore, të cilat pritet të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për pacientët, transmeton albinfo.ch.

Në këtë nismë ka luajtur rol kyç mjeku Shkëlqim Reçi, i punësuar në Carl von Basedow Klinikum në Merseburg të Gjermanisë. Bashkëpunimi u iniciua në vitin 2024 pas vizitës së Ambasadorit të RMV-së në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, duke krijuar lidhje direkte mes institucioneve shëndetësore.

Donacioni përfshin makina dialize, respiratorë, aparatura ekografie, monitorë të parametrave jetikë, perfuzorë dhe pajisje të tjera të domosdoshme. Përfitime ka pasur edhe Spitali i Përgjithshëm i Strugës, i cili është pajisur me respiratorë dhe inkubatorë për repartet e kujdesit intensiv.

Ky projekt vlerësohet si një shembull i rëndësishëm i kontributit të diasporës dhe bashkëpunimit institucional në përmirësimin e shëndetësisë lokale./Albinfo.ch

Albulena Uka betohet si avokate në Nju-Jork, një sukses i ri për juristen nga Kosova

Juristja nga Kosova, Albulena Uka, ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u betuar zyrtarisht në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ushtruar profesionin e avokates në Nju-Jork, transmeton albinfo.ch.

Në një reagim publik, Uka e cilësoi këtë moment si një nder të madh dhe një përgjegjësi të veçantë, duke theksuar se do ta ushtrojë profesionin me integritet dhe profesionalizëm.

 

E lindur në Mitrovicë, Albulena Uka ka nisur studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës, ndërsa më pas ka vazhduar studimet master në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin e Ghentit, ku u diplomua me rezultate të larta “Summa Cum Laude”.

Gjatë angazhimit të saj në Kosovë, ajo ka mbajtur pozita në institucione të rëndësishme shtetërore, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese dhe Ministrinë për Integrim Evropian, si dhe ka kontribuar në akademi si asistente profesoreshë.

Në nivel ndërkombëtar, Uka është angazhuar në aktivitete dhe konferenca akademike, përfshirë edhe organizime të Universitetit Harvard, duke u dalluar në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe raportit ndërmjet të drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane.

Aktualisht, Albulena Uka shërben si profesoreshë në Brooklyn Law School në New York, një nga institucionet më prestigjioze juridike në SHBA. Arritja e saj shihet si sukses i rëndësishëm jo vetëm personal, por edhe për diasporën akademike shqiptare./Albinfo.ch

 

Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës

Gjermania ka rezervën e dytë më të madhe të arit në botë, debatohet përdorimi i saj

Gjermania posedon rreth 3,350 tonë ar, duke u renditur e dyta në botë pas SHBA-së. Sipas vlerësimeve aktuale, rezervat e Bundesbankut kapin vlerën rreth 440 miliardë euro, për shkak të rritjes së çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare.

Ekonomisti Marcel Fratzscher nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) ka propozuar që një pjesë e këtyre rezervave të shitet, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset, si dhe për investime në arsim dhe infrastrukturë.

Rreth një e treta e arit gjerman ndodhet në SHBA, ndërsa pjesa tjetër ruhet në Gjermani dhe Britani të Madhe, transmeton albinfo.ch.

Ky sistem depozitimi ka rrënjë historike që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore dhe sistemi Bretton Woods.

Propozimi ka nxitur debat politik në Gjermani. Disa zëra kërkojnë edhe kthimin e plotë të arit në vend, ndërsa partitë kryesore politike dhe Bundesbank e konsiderojnë rezervën si garanci të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe kundërshtojnë shitjen e saj.

Debati vazhdon, ndërsa autoritetet financiare nuk kanë sinjale për ndryshim të politikës aktuale mbi rezervat e arit.

Programi zviceran 2026–2029 sjell zhvillim të ri për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi lansimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2026–2029 si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Sipas tij, Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimeve ndërkombëtare që e çojnë Prishtinën përpara dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Pse Çernobili e ndryshoi Zvicrën?

Më 26 prill 1986, ndodhi shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Katastrofa konsiderohet si aksidenti më i rëndë bërthamor i regjistruar deri më sot. Reja radioaktive arriti në Zvicër katër ditë më vonë, më 30 prill.

Sipas historianit të energjisë dhe mjedisit, Nicolas Chachereau (EPFL dhe Universiteti i Bazelit), një reaktor në central shpërtheu gjatë një testi të dështuar, duke shkatërruar çatinë e objektit dhe duke shkaktuar zjarr të madh që lëshoi sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë.

Bashkimi Sovjetik nuk reagoi menjëherë. Alarmi u ngrit nga Suedia më 28 prill, pasi u regjistrua një rritje e rrezatimit në impiantet e saj bërthamore. Vetëm pas kësaj, autoritetet sovjetike pranuan ngjarjen, por në mënyrë të pjesshme.

Reja radioaktive u regjistrua fillimisht në Davos dhe më pas në Fribourg, ndërsa zonat më të prekura në Zvicër ishin Ticino dhe Graubünden, ku reshjet e shiut depozituan izotopin cesium-137 në tokë.

Ndryshe nga Franca, ku autoritetet fillimisht minimizuan rrezikun, Zvicra pranoi shpejt praninë e ndotjes radioaktive, megjithëse komunikimi zyrtar mbeti kontradiktor.

“Autoritetet thonin njëkohësisht se nuk kishte rrezik të madh dhe se qumështi i freskët ishte i sigurt, por në të njëjtën kohë këshillonin gratë shtatzëna dhe fëmijët të mos e konsumonin,” shpjegon Chachereau. Kjo situatë ndikoi edhe në sektorin bujqësor, duke shkaktuar rënie të shitjeve.

Sipas historianit, Çernobili ishte një tronditje për shoqërinë zvicerane, por jo fillimi i debatit mbi energjinë bërthamore. Në atë kohë, Zvicra kishte tashmë pesë reaktorë aktivë dhe debati për energjinë bërthamore ekzistonte që nga vitet 1960.

Në vitin 1990, 54% e votuesve zviceranë mbështetën një moratorium dhjetëvjeçar për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore — një vendim që lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e Çernobilit.

Sot, diskutimi për energjinë bërthamore në Zvicër është rikthyer, por sipas Chachereau, “kujtesa e Çernobilit nuk është ruajtur mjaftueshëm”, ndërsa pasojat shëndetësore të katastrofës nuk janë studiuar plotësisht.

Abdixhiku publikon 15 nënshkrime: Kandidati për president mund të jetë edhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij ka siguruar 15 nënshkrime për kandidatin për president, për të cilin tha se mund të jetë edhe Vjosa Osmani.

Ai sqaroi se deri më tani nuk i kishte publikuar këto nënshkrime, pasi nuk ka dashur që ato të përdoren në lojëra politike.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja vepron në mënyrë institucionale dhe mban qëndrime serioze politike. Ai theksoi se këto nënshkrime do të duhej t’i jepnin fund debatit politik rreth kësaj çështjeje, duke shtuar se partia nuk propozon kandidatë për të cilët nuk mund të qëndrojë fuqishëm pas tyre.

LDK akuzon për shkelje kushtetuese në seancën për zgjedhjen e presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj seancës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si tentativë për cenimin e rendit kushtetues të vendit. Sipas këtij subjekti, nisja e votimit pa përmbushjen e kuorumit përbën shkelje serioze të Kushtetutës dhe keqpërdorim të Kuvendit.

Në reagimin e saj, LDK thekson se rendi kushtetues është i paprekshëm dhe nuk mund të negociohet. Ajo paralajmëron se veprimet e ndërmarra do të kenë pasoja dhe do të pasohet me përgjegjësi politike dhe institucionale.

Sipas komunikatës, zhvillimet e fundit përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe përpjekje për të imponuar vendime jashtë procedurave demokratike. LDK shton se institucionet duhet të funksionojnë mbi bazën e ligjit dhe se Republika e Kosovës nuk mund të rrezikohet nga veprime të tilla.

Vendoset murali i Ferdonije Qerkezit në Prishtinë në Ditën e Personave të Zhdukur

Në Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë, në Prishtinë është vendosur një mural kushtuar Ferdonije Qerkezi, simbol i dhimbjes dhe qëndresës së familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Murali ndodhet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe është realizuar nga artistja Ermira Murati, bazuar në një fotografi të Artan Korenica.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo vepër artistike përfaqëson një thirrje për të mos harruar dhe një kujtesë të përhershme për personat që ende konsiderohen të zhdukur në Kosovë.

Sipas tij, murali synon të shërbejë si hapësirë reflektimi për qytetarët dhe si rikujtim i një plage që vazhdon të rëndojë shoqërinë kosovare.

Arbër Bullakaj betohet si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës

Sot është zhvilluar ceremonia e betimit të Arbër Bullakajt si anëtar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës (deputet në Parlamentin e Zvicrës, Dhoma Nacionale), ku ai mori zyrtarisht detyrën e tij të re.

Bullakaj është deputeti i dytë me rrënjë shqiptare, pas Islam Alijajt, të zgjedhur në vitin 2023. Të dytë janë deputetë të Partisë Socialdemokrate (SP).

Arbër Bullakaj ka marrë këtë post pas tërheqjes së deputetes së deritashme, Klaudia Friedl, pasi, në zgjedhjet e tetorit 2023 ai ishte në vendin e parë të listës pritëse.

Gjatë betimit, Bullakaj theksoi këtë moment si të rëndësishëm dhe emocional në karrierën e tij politike.

Në deklaratën e tij pas betimit, ai tha se nga tani do të përfaqësojë jo vetëm Kantonin e St. Gallenit, por të gjithë qytetarët e Zvicrës, “veçanërisht ata zërat e të cilëve shpesh nuk dëgjohen”, transmeton albinfo.ch.

Ai falënderoi familjen, ekipin e fushatës, strukturat e Partisë Socialdemokrate në St. Gallen dhe votuesit për besimin e dhënë.

Bullakaj theksoi gjithashtu prioritetet e tij politike në mandatin e ri, duke përfshirë: forcimin e demokracisë dhe të drejtave qytetare për të gjithë banorët, një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe bashkëpunuese me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe avancimin e digjitalizimit si motor i inovacionit dhe zhvillimit shoqëror.

Ai shtoi se këto fusha janë të ndërlidhura dhe thelbësore për një Zvicër më solidare dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Kosovë: Pa praninë e opozitës Kuvendi votoi ë raundin e parë për president, seanca shtyhet për nesër

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i votimit në raundin e parë për dy kandidate për postin e presidentes: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka hapur seancën dhe ka udhëhequr procesin e votimit.

Në sallë kanë marrë pjesë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit.

Pas zhvillimit të raundit të parë të votimit, Feride Rushiti ka marrë 63 vota.

Zgjedhja e presidentit bëhet me votim të fshehtë, ku në dy rundet e para kërkohen dy të tretat e votave, ndërsa në rundin e tretë nevojiten 61 vota për t’u zgjedhur.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur të shtyjë seancën, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë nesër.

Zvicra ndan rreth 70 milionë euro për Kosovën, Kurti: Partneritet me histori të thellë dhe të ardhme të ndritur

Është lansuar zyrtarisht Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë 2026–2029, i cili parasheh mbështetje financiare prej 64.5 milionë frangash zvicerane (rreth 70 milionë euro) për katër vitet e ardhshme, duke synuar forcimin e zhvillimit dhe stabilitetit në vend.

Programi, i harmonizuar me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, fokusohet në tri fusha kryesore: qeverisjen demokratike dhe paqen, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe zhvillimin e barabartë njerëzor. Gjithashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.

Në ceremoninë e lansimit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar atë si më shumë se një marrëdhënie formale diplomatike.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nuk është një formalitet diplomatik. Është një partneritet me histori të thellë dhe një të ardhme të ndritur,” u shpreh Kurti në fjalimin e tij.

Ai kujtoi se Zvicra ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës pas vitit 2008, duke theksuar gjithashtu rolin e diasporës kosovare në ndërtimin e urave lidhëse mes dy vendeve.

Kurti vlerësoi edhe rezultatet e programit të mëparshëm 2022–2025, duke theksuar se mbi 10 mijë persona kanë përmirësuar punësimin, ndërsa 14 mijë të tjerë janë përfshirë në arsim dhe aftësim profesional. Sipas tij, këto ndërhyrje kanë sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe kanë ndikuar në rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike.

Duke folur për programin e ri, ai theksoi se ai është i lidhur ngushtë me objektivat strategjike të Kosovës, përfshirë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030 dhe agjendën e integrimit evropian.

“Çdo frangë zvicerane, çdo orë ekspertize dhe çdo shkëmbim politikash është një kontribut në rrugëtimin tonë evropian,” deklaroi Kurti.

Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe përfshin disa institucione zvicerane, si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Divizioni për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA), Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM).

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti e cilësoi këtë bashkëpunim si një përgjegjësi të përbashkët për zbatim me përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët, duke shpallur zyrtarisht të hapur Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë 2026–2029.

Këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari e cila tha se Zvicra mbetet një partner strategjik i Kosovës në procesin e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike dhe ekonomisë së vendit.

Ngjarja u vlerësua si e rëndësishme edhe në aspektin diplomatik dhe ekonomik, pasi në të njëjtën ditë Kuvendi i Kosovës miratoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s, duke hapur mundësi të reja për integrim dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Kosovës.

Sonte seanca për presidentin, VV propozon Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kreun e shtetit, pas heqjes dorë të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mullhaxhës.

Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha janë dy kandidatët që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes i ka propozuar, bashkë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, raporton Albinfo.ch.

Për këtë ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përmes një postimi nê Facebook.

“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, ka shkruar Haxhiu, duke i ftuar deputetët për pjesëmarrje në përputhje me obligimin kushtetues./Albinfo.ch/

Konjufca dhe Mullhaxha tërhiqen nga gara për President të Kosovës

Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha të cilët u nominuan javë më parë nga Vetëvendosje si kandodatë për President të Kosovës, kanë njoftuar se nuk do të vazhdojnë më kandidaturën e tyre për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Të dy kandidatët vendimin e tyre e kanë bërë të ditur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur në pasditen e sotme.

Konjufca deklaroi se po tërhiqet zyrtarisht nga kandidatura për President, duke konfirmuar vendimin e tij në këtë seancë.

Edhe Fatmire Mullhaxha bëri të ditur të njëjtën gjë, duke u tërhequr nga procesi i kandidimit për kreun e shtetit.

Thellohet kriza për presidentin: Kurti fajëson opozitën e paralajmëron zgjedhje të reja, opozita e quan seancën improvizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se moszgjedhja e presidentit të vendit mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit është thelbësore për funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore dhe akuzoi opozitën për mungesë propozimesh konkrete dhe bllokadë politike.

Kurti tha se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër zyrtar nga PDK apo LDK për postin e presidentit dhe se, sipas tij, mungesa e gatishmërisë për kompromis po e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje. Ai shtoi se kompromisi në demokraci duhet të bazohet në respektimin e rezultatit zgjedhor dhe përgjegjësinë institucionale.

Sipas tij, gjatë përpjekjeve për bashkëpunim politik, i është ofruar LDK-së bashkëqeverisje, përfshirë poste ekzekutive, por këto oferta janë refuzuar. Kurti paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje brenda afatit kushtetues mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, partitë opozitare nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme, duke e bojkotuar atë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para nisjes së seancës tha se partia e tij ka ofruar opsione për zgjidhje dhe marrëveshje politike, përfshirë edhe përkrahjen për një emër konsensual. I pyetur për mundësinë e votimit të Vjosa Osmanit, ai tha se ajo mund të zgjidhej edhe me votat e partive të tjera, pa domosdoshmërisht PDK-në.

Nga ana tjetër, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e quajti seancën “improvizim dhe farsë politike”, duke thënë se mungesa e një marrëveshjeje për president tregon thellim të krizës institucionale dhe përdorim të procesit për qëllime propagandistike. Ajo theksoi se LDK ka 15 vota nëse arrihet marrëveshje politike për një kandidat konsensual.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mori pjesë në seancë. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se diskutimet për presidentin kanë qenë “performancë politike” dhe jo proces serioz. Sipas tij, LVV nuk ka ftuar opozitën në konsultime reale dhe emrat e propozuar nuk janë kandidatë unifikues.

Në këtë situatë, Kuvendi mbetet pa një marrëveshje të qartë politike për zgjedhjen e presidentit, ndërsa qëndrimet mes pushtetit dhe opozitës vazhdojnë të jenë thellësisht të ndara.

Boksieri shqiptar “lufton” kundër Anthony Joshua

Boksieri nga Shqipëria, Kristian Prenga, më 25 korrik, do ta sfidojë boksierin Anthony Joshua.

Joshua sot e konfirmoi meçin me Prengën, i cili do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Ai është prej boksierëve më të famshëm të dekadave të fundit teksa Prenga në boksin profesionist ka 20 fitore e një humbje.

Ish-kampioni në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, ka 29 fitore, prej tyre 26 me ndërprerje, dhe katër humbje.

“Nuk është sekret që më është dashur pak kohë për konsolidim dhe rindërtim, që të jem gati për kthim në ring. Dhe sot është hapi i radhës në atë rrugëtim. Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje për meçin e 25 korrikut në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Mezi pres të boksoj dhe të vazhdoj aty ku kam mbetur”, ka thënë Joshua.

Nga ana tjetër, Prenga ka deklaruar se Joshua bëri gabim që e zgjodhi atë.

“Anthony Joshua është luftëtar i shkëlqyer, por ai bëri gabim të tmerrshëm kur më zgjodhi si kundërshtar. Është luftë që ndryshon çdo gjë në jetën time dhe jetën e tij. E di që ka plane të mëdha pas kësaj lufte. E di që më nënvlerësojnë. Jam i lumtur për këtë. Do t’ua prish planet dhe do ta tronditi botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, ka deklaruar ai.

Ligji i ri zviceran rrit falimentimet me 106 për qind

Në tremujorin e parë të vitit 2026, 3074 kompani kërkuan falimentim në Zvicër – një rritje prej 106 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kantonet Thurgau, Basel-Landschaft dhe Bernë janë më të prekurat teksa në të njëjtën kohë, aktiviteti i bizneseve të reja arrin një nivel historik.

Güggeli-Express dhe Wonderwaffel janë vetëm dy nga shumë kompani të falimentuara: Zvicra aktualisht po përjeton një valë rekord falimentimesh në kompani. Në tre muajt e parë të këtij viti, falimentimet e kompanive u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një total prej 3074 kompanish kërkuan falimentim – një rritje prej 106 për qind, sipas zyrës së kreditit Dun & Bradstreet. Më parë, kompania konkurrente Crif raportoi një rritje prej 80 për qind në tremujorin e parë.

Në të njëjtën kohë, aktiviteti i bizneseve të reja arrin një nivel historik. Ky zhvillim i kundërt tregon një rregullim të theksuar të tregut. Kompania i sheh arsyet për këtë, nga njëra anë, në dobësimin e ekonomisë zvicerane. Nga ana tjetër, vala e falimentimeve ka edhe shkaqe rregullatore. Ligji federal për luftimin e falimentimit abuziv ka qenë në fuqi që nga viti 2025. Që atëherë, zyrat janë detyruar të operojnë kërkesa të hapura ndaj kompanive për falimentim.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, nuk pati rritje të falimentimeve për shkak të ndryshimit në ligj.

Nadine Sifrig e Dun & Bradstreet Zvicër sheh një arsye të mundshme për rritjen tani të konsiderueshme në zbatimin e ligjit. “Në fillim, të dhënat e disponueshme tregonin se kërkesat e reja ligjore u vunë në praktikë vetëm gradualisht nga zyrat në disa kantone. Por tani duket se është e ankoruar në gjyqe”, thotë Sifrig, raporton 20minuten, transmeton albinfo.ch.

Për të gjithë vitin, prandaj pret që numri i falimentimeve të rritet edhe më tej. Ligji i ri tregon një ripërtëritje intensive strukturore të peizazhit të korporatave dhe më pak një krizë klasike ekonomike, thotë Marianne Bregenzer, Drejtuese e Vendit në Zvicër në Dun & Bradstreet. “Ligji i ri vepron si katalizator: Ai rrit ndjeshëm numrin e falimentimeve në afat të shkurtër, por forcon disiplinën, transparencën dhe mbrojtjen e kreditorëve në treg në afat të gjatë”, thotë Bregenzer.

Një pamje uniforme po tregon në nivel rajonal: Ka pasur dukshëm më shumë raste falimentimesh kudo në Zvicër. Rritjet më të forta janë regjistruar në kantonet Thurgau (238 përqind), Basel-Landschaft (228 përqind) dhe Bernë (196 përqind). Në terma absolutë, Cyrihu mbetet kantoni më i prekur me 527 raste (100 përqind).

Numri i falimentimeve po rritet gjithashtu pothuajse kudo në nivel industrie. Shërbimet e trajnimit (317 përqind) dhe industria e ndërtimit (242 përqind) janë veçanërisht të prekura. Në shifra absolute, industria artizanale regjistron më shumë raste me 473 falimentime (61 përqind).

Aktiviteti i bizneseve të reja vazhdon të jetë i fuqishëm në shumë fusha, veçanërisht në sistemin e furnizimit (41 përqind) dhe në prodhimin e mallrave jo të qëndrueshme (33 përqind) dhe të qëndrueshme (24 përqind). Nga ana tjetër, zhvillimi në tregtinë me shumicë (minus 45 përqind) dhe në industrinë e drurit dhe mobiljeve (minus 11 përqind) është në rënie.

Sot u lansua Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029

Kosova dhe Zvicra kanë shënuar sot partneritetin e tyre të qëndrueshëm përmes lansimit të Programit të Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029.
Në ngjarjen e mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve të shumtë, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, Ambasadorja Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksuan miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve.
“Ambasadori Sprecher theksoi se mbështetja e Zvicrës ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga një përkushtim i fortë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit të vendit, duke nënvizuar se, ndërsa Kosova vazhdon të zhvillohet, programi i ri reflekton një kalim drejt një partneriteti më strategjik dhe fuqizimit të ndërsjellë.
Në emër të institucioneve federale zvicerane të pranishme në këtë ngjarje, pjesëmarrësve iu drejtua Ambasadorja Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme (FDFA)”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
‘’Fokusi ynë me Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 është plotësisht në përputhje me Strategjinë Kombëtare Zhvillimore të Kosovës dhe i ndërtuar në partneritet të ngushtë me institucionet qendrore dhe lokale, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Ndërsa programi përfaqëson një angazhim të konsiderueshëm prej 70 milionë eurosh, vlera e tij e vërtetë shkon përtej vetë financimit. Burimet financiare kanë rëndësi vetëm kur përkthehen në ndikim real—kur përmirësojnë jetën, forcojnë sistemet dhe krijojnë mundësi domethënëse për njerëzit në gjithë Kosovën” deklaroi Ambasadorja Danzi.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme, duke folur për lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare në Zvicër. Ai vuri në dukje se Zvicra është ndër partnerët më të mëdhenj dypalësh të bashkëpunimit për Kosovën dhe investitori i dytë më i madh i huaj, duke theksuar se ky partneritet i fortë do të vazhdojë të formësojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në vitet e ardhshme.
“Qëllimi i Kosovës është i qartë: anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE). Strategjia jonë Kombëtare për Zhvillim 2030 shërben si udhërrëfyes, ndërsa Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026-2029 është i harmonizuar ngushtë me të dhe me prioritetet e reformave të BE-së. Çdo frankë zvicerane, çdo orë e ekspertizës teknike, dhe çdo shkëmbim në fushën e politikave është një kontribut në rrugëtimin tonë evropian. Zvicrës i themi faleminderit”, u shpreh ai.
Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë 2026–2029 pasqyron përkushtimin e përbashkët të Zvicrës dhe Kosovës për të ruajtur stabilitetin, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të adresuar sfidat e reja. I harmonizuar me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, programi fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisja Demokratike dhe Paqja; Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm dhe Tranzicioni i Gjelbër; si dhe Zhvillimi i Barabartë Njerëzor. Po ashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.
Kontributi financiar i Zvicrës për katër vitet e ardhshme arrin në 64.5 milionë CHF ose rreth 70 milionë euro.
Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Divizionin për Paqe dhe të
Drejtat e Njeriut në kuadër të FDFA-së, Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Sekretariatin Shtetëror për Migrim (SEM).

Firma e telekomunikacionit paralajmëron për rritje të ndjeshme të kërcënimeve kibernetike në Zvicër

Një analizë nga firma e telekomunikacionit Swisscom zbuloi se mjedisi i kërcënimeve kibernetike në Zvicër është përkeqësuar ndjeshëm. Inteligjenca artificiale, tensionet gjeopolitike dhe varësitë digjitale në rritje në veçanti po rrisin rreziqet për bizneset.

Në një raport të ri, ofruesi zviceran i telekomunikacionit Swisscom identifikoi një intensifikim të konsiderueshëm të kërcënimeve kibernetike gjatë vitit të kaluar. IA, tensionet gjeopolitike dhe varësitë globale i kanë bërë sulmet më komplekse dhe më të vështira për t’u kontrolluar, sipas Radarit të Kërcënimeve të Sigurisë Kibernetike 2026, të publikuar të hënën.

Grupi i telekomunikacionit përmend sulmet kibernetike të motivuara nga shteti, luftën hibride, dezinformimin dhe sulmet ndaj zinxhirëve të furnizimit me softuer si rreziqe kryesore. Transformimi digjital do të thotë që kompanitë janë gjithnjë e më të varura nga platformat cloud, kodi i jashtëm, modelet e IA-së dhe impiantet industriale të rrjetëzuara, tha ai.

“Ata që nuk e dinë se si krijohet softueri, ku përpunohen të dhënat ose cilat korniza ligjore ofruesit i nënshtrohen rrezikut të humbjes së kontrollit me pasoja potencialisht serioze për të gjithë kompaninë”, tha raporti.

IA në veçanti vepron si një përshpejtues. Edhe pse mund të rrisë produktivitetin dhe inovacionin, ajo gjithashtu rrit rreziqet ekzistuese nëse ka mungesë kontrolli.

Swisscom vuri në dukje modelet jotransparente, mjetet e paautorizuara të IA-së në jetën e përditshme të punës dhe mundësitë e reja për sulme përmes sulmeve të mbështetura nga IA, raporton swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportit, siguria e objekteve të prodhimit, furnizimi me energji, teknologjia mjekësore dhe automatizimi i ndërtesave po bëhen gjithnjë e më shumë në fokus.

Rritja e rrjetëzimit të teknologjisë së IT-së dhe asaj operative i bën sisteme të tilla më të ndjeshme ndaj sulmeve, me pasoja të mundshme fizike.

Besimi te ofruesit dhe sistemet nuk është më i mjaftueshëm, tha firma. Bizneset duhet ta bëjnë origjinën, integritetin dhe varësitë e softuerëve, të dhënave dhe sistemeve transparente dhe t’i menaxhojnë ato në mënyrë aktive. Prandaj, siguria kibernetike nuk është më vetëm një detyrë teknike, por një faktor strategjik për qëndrueshmëri, besim dhe sovranitet digjital, përfundoi raporti.

4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen

80 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit flasin gjermanishten zvicerane në jetën e përditshme. Por gjuhët e tjera po fitojnë terren ndërkohë që gjermanishtja ka shënuar një rënie, trnsmeton albinfo.ch.

Në Kantonin e Lucernës, gjermanishtja është qartësisht gjuha kryesore dominuese. Në vitin 2024, 86 për qind e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e lart deklaruan gjermanishten ose një dialekt si gjuhën e tyre kryesore. Është gjuha në të cilën një person mendon dhe të cilën e flet më mirë, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Kjo është katër pikë përqindjeje më pak se në vitin 2015, sipas zyrës së statistikave të Lucernit, Lustat.

Në të njëjtën kohë, gjuhët e tjera po fitojnë rëndësi: anglishtja është bërë gjuha e dytë kryesore më e rëndësishme me gjashtë për qind, e ndjekur nga shqipja me katër për qind. Gjuhët e tjera janë italishtja (3 për qind), serbishtja/kroatishtja (3), portugalishtja (2), spanjishtja (2) dhe frëngjishtja (1).

Të kujtojmë: Në nivel të Zvicrës, sipas të dhënave të vitit 2024 shqipen si gjuhë kryesore në të cilën flasin në përditshmëri e kishin deklaruar 3.4 % e popullsisë së Zvicrës. Kjo tregon se në Kantonin e Lucernit gjuha shqipe ka një shtrirje mbi mesataren zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Një vështrim në trendin që nga viti 2010 tregon një rënie graduale të gjermanishtes nga rreth 91 në 86 përqind. Njëkohësisht, përqindja e folësve të anglishtes është dyfishuar brenda 15 viteve në gjashtë për qind. Shqipja dhe gjuhët e tjera kanë parë gjithashtu rritje të lehta. Dinamika bëhet edhe më e qartë në shifra absolute: Ndërsa popullsia totale është rritur, numri i folësve të anglishtes është rritur nga rreth 8,400 në mbi 20,000.

Megjithatë, gjermanishtja zvicerane mbetet dominuese në jetën e përditshme: 8 nga 10 banorë të Lucernës deklaruan se flasin gjermanishten zvicerane në shtëpi ose me anëtarët e familjes. (rem)

Aeroplani zviceran duhet të kthehej nga rruga për në Frankfurt

Mëngjesin e sotëm, një aeroplan zviceran u kthye mbrapsht nga rruga për në Frankfurt, për shkak të një problemi teknik.

Sipas kësaj, Airbus A220, i cili ishte në rrugën e tij nga Gjeneva për në Frankfurt am Main (D), e mbinxehu kabinën.

Rreth orës 10:45 të mëngjesit, pas një fluturimi të shkurtër rrethor, avioni i kishte kërkuar kullës së kontrollit leje uljeje, raporton Blick. Ai u prit nga departamenti i zjarrfikësve dhe u ndal për disa minuta për të kryer kontrolle. Pastaj u kthye përsëri në pistë me pasagjerët në bord vetë, transmeton albinfo.ch.

Më 14 maj fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova 2026”

Nga 14 deri më 17 maj, Festivali i Filmit Kino Kosova rikthehet në Cyrih me edicionin e tij të pestë, duke sjellë një program të pasur kulturor me 23 filma, koncert dhe një DJ set.

“Ky edicion është pjesë e një koncepti më të gjerë që zhvillohet në dy qytete. Cyrihu, në edicionin e majit, shënon hapjen e festivalit, ndërsa programi vazhdon në shtator në Bernë. Në këtë mënyrë, festivali lidh qytete, publikun dhe histori të ndryshme, duke krijuar një dialog të vazhdueshëm që formësohet nga çdo vend ku zhvillohet”, thuhet në njoftimin për media, të dërguar nga organizatori, shkruan albinfo.ch.

Tema e këtij viti, “Mes Rezistencës dhe Parajsës: Histori të Mbijetesës dhe Shpresës”, sjell në fokus histori të formuara nga sfidat dhe të ndriçuara nga qëndrueshmëria. Filmat e trajtojnë mbijetesën si një përvojë reale dhe të jetuar, të bartur ndër breza dhe përtej kufijve.

Programi përfshin histori personale, por edhe realitete më të gjera shoqërore. Ai prezanton zërat nga Kosova dhe rajoni, të cilët rezonojnë edhe përtej kufijve. Në një kohë kur bota përballet me pabarazi në rritje, zhvendosje dhe konflikte të reja, këto histori flasin për përvoja të përbashkëta: kërkimin për dinjitet, dëshirën për liri dhe nevojën për përkatësi.

Në të njëjtën kohë, festivali ngre edhe disa pyetje: Çfarë ndodh me kujtesën në shoqëri që jetojnë në stabilitet dhe komoditet? A e kujtojmë çmimin e lirisë pasi ajo arrihet? Dhe si vazhdojmë të rezistojmë, jo vetëm në kohë krize, por edhe në kohë rehatie?

Duke u kthyer te rrënjët, te historitë, plagët dhe momentet e shpresës, Kino Kosova e sheh kinemanë si një formë rezistence dhe një hapësirë reflektimi. Me një program të kuruar me kujdes, të shoqëruar nga muzika dhe takimet me publikun, edicioni në Cyrih fton audiencën të reflektojë, të krijojë lidhje dhe të ndajë një përvojë të përbashkët kulturore.

Duke bashkuar filmin, muzikën dhe diskutime, Kino Kosova në Cyrih synon të krijojë një platformë të hapur dhe të qasshme për rrëfime dhe dialog, duke sjellë në vëmendje zëra dhe perspektiva që kanë jehonë si në nivel lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thuhet në fund të njoftimit.

Fillimi i programit, më 14 maj në kinemanë Riffraff, Cyrih.

14/05/26 E enjte, 19:00 Programi i hapjes dhe shfaqja e  dy filmave të parë: FilmiPALLATI I RINISË + Pyetje & Përgjigje (debat pas filmit)
Me regji nga Maddie Gwinn, Gjermani/Shtetet e Bashkuara, 2025, 66min. OV Shqip/
Anglisht/d/e
• 21:00: Filmi ERA + Pyetje & Përgjigje. Me regji nga Parta Kelmendi, Kosovë, 2025, 94min. OV Shqip/d/e

 

OKB: Suedia ka shkelur të drejtat e një fëmije shqiptar me aftësi të kufizuara

Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se Suedia shkeli të drejtat e një fëmije shqiptar me aftësi të kufizuara të rënda duke e deportuar atë dy herë në Shqipëri, pa u siguruar që ai të kishte qasje në trajtimin thelbësor mjekësor.

Përmes një deklarate, ky komitet zbuloi se Suedia shkeli të drejtën e fëmijës për jetën, si dhe ndalimin e torturës dhe trajtimit mizor, çnjerëzor ose degradues.

Bëhet e ditur se një fëmijë shqiptar me gjendje komplekse, duke përfshirë autizmin, paralizën cerebrale, hidrocefalinë dhe epilepsinë, i cili u deportua me familjen e tij nga Suedia në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2019 pas kërkesave të pasuksesshme për azil, transmeton albinfo.ch.

“Para se të deportojnë një fëmijë me aftësi të kufizuara të rënda dhe komplekse, dhe gjendje shëndetësore kërcënuese për jetën, shtetet duhet të kryejnë një vlerësim rigoroz dhe të individualizuar dhe të sigurojnë që trajtimi dhe medikamentet thelbësore në fakt do të jenë të arritshme dhe të disponueshme në vendin pritës. Në një rast aq serioz sa ai i E.B.-së, shtetet duhet të bëjnë më shumë sesa të kryejnë shqyrtime standarde”, tha nënkryetarja e komitetit, Wafaa Bassim.