Sport
Dardan Morina: Lindja e vajzës, motivim për të mbrojtur titullin e kampionit
Dardan Morina është bërë baba. Mayla Eliza, quhet vajza e kampionit botëror në Tajboks.
Kampioni i shumëfishtë botëror është shumë i lumtur që e fejuara e tij, Natasha dhe vogëlushja e posalindur janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë. “Jam shumë i lumtur për fëmijën tim. Lindja e vajzës do të me japë më shumë forcë për të mbrojtur titullin e kampionit”, thotë ai për ran.de, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i tij, Mladen Steko, për hir të lindjes së vajzës i ka dhënë tajboksierit shqiptar dy ditë pushim, ndërsa më pas do t’i vazhdojë sërish ushtrimet intensive.
Tajbokseri nga Drenoci i Malishvës, por që jeton në Gjermani, do të luftojë për të mbrojtur titullin kampion më 25 shtator kundër belgut Cedric de Keirsmaeker në Munih të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Ndërkohë, siç bëjnë me dije mediat gjermane, transmetimi i këtij luftimi do të bëhet më 26 shtator, nga ora 1:30 minuta
Dardan Morina është bërë baba. Mayla Eliza, quhet vajza e kampionit botëror në Tajboks.
Kampioni i shumëfishtë botëror është shumë i lumtur që e fejuara e tij, Natasha dhe vogëlushja e posalindur janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë. “Jam shumë i lumtur për fëmijën tim. Lindja e vajzës do të me japë më shumë forcë për të mbrojtur titullin e kampionit”, thotë ai për ran.de, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i tij, Mladen Steko, për hir të lindjes së vajzës i ka dhënë tajboksierit shqiptar dy ditë pushim, ndërsa më pas do t’i vazhdojë sërish ushtrimet intensive.
Tajbokseri nga Drenoci i Malishvës, por që jeton në Gjermani, do të luftojë për të mbrojtur titullin kampion më 25 shtator kundër belgut Cedric de Keirsmaeker në Munih të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Ndërkohë, siç bëjnë me dije mediat gjermane, transmetimi i këtij luftimi do të bëhet më 26 shtator, nga ora 1:30 minuta.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












