Lajme
17 pikë “GaultMillau” për restorantin e yllit të kuzhinës, Agron Lleshi
"Në "Gault-Millau" të ri për vitin 2021, vetëm dy restorante nga St.Galleni shpërblehen me "kapakun" e famshëm: "Jägerhof" me 17 dhe "Helvetia" me 14 pikë
Emri i Agron Lleshit, krykuzhinier i restorantit “Jägerhof” në St.Gallen ka disa vite që sillet në mesin e emrave më të vlerësuar të kulinarisë së nivelit të lartë të Zvicrës. Në regjionin e tij, në Zvicrën lindore, ai është tashmë një “yll” i padiskutueshëm në këtë fushë.
Këtë emër të mirë e ka ngritur edhe më shumë vlerësimi i lartë që ju bë ditë më parë restorantit të tij nga instanca më e lartë që vlerëson restorantet, “Gault-Millau”, shkruan albinfo.ch.
Kështu, po citojmë st.gallen24.ch : “Në “Gault-Millau” të ri për vitin 2021, vetëm dy restorante nga qyteti i St.Gallen do të shpërblehen me “kapakun” e famshëm: “Jägerhof” me 17 dhe “Helvetia” me 14 pikë.
“Agron Lleshi duke gatuar me pasion mbërrin në nivelin e të preferuarve të gurmanëve të St.Gallenit. I ngritur me shpejtësi të madhe, ai ka guxim, dhe përveç repertorit të tij të kuzhinës së lartë (sezonale, rajonale, mesdhetare, shumë vegjetariane) mbështetet gjithashtu edhe në klasiken zvicerane ose në më të mirat nga kuzhina e nënës “, shkruan Gault-Millau duke arsyetuar dhënien e 17 pikëve për vitin 2021”, transmeton albinfo.ch.
Kur jemi tek shpejtësia e ngjitjes së agronit drejt yjeve, të kujtojmë: Në vitin 2016 Lleshi ka marrë në dorëzim restorantin, me dashuri e ka ridizenjuar atë dhe ka rafinuar kuzhinën, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2017 Gault-Millau i ka dhënë shefit të ri të kuzhinës në “Jägerhof” 15 pikë, në vitin 2018, 16 pikë ndërsa nga 17 pikë prej vitit 2019 e tutje.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit