Futboll
Agim Zeka transferohet në Bundesligën e Austrisë
Sulmuesi kosovar, Agim Zeka, është transferuar te skuadra e Bundesligës së Austrisë, përkatësisht tek ekipi “FK Austria Wien”
Kjo është bërë e ditur të mërkurën në faqen zyrtare të klubit. Ai te skuadra e Austrisë është transferuar si lojtar i lirë, shkruan albinfo.at.
22-vjeçari është prezantuar te skuadra austriake, ku ka zgjedhur fanellën me numrin 23.
Zeka ka dalë nga Akademia e futbollit të Prishtinës, teksa karrierë ka bërë te Skënderbeu në Shqipëri, Lille B në Francë dhe Fortunna Sittard në Holandë.
Ish-sulmuesi i U-21 të Shqipërisë së fundi ishte pjesë e skuadrës belge, Royal Mouscron.
“Kohët e fundit kemi humbur disa lojtarë për shkak të lëndimeve. Ne reaguam për këtë brenda mundësive tona financiare”, tha trajneri i Austrisë, Peter Stöger, rreth nënshkrimit të ri, shkruan ggazeta austriake vienna.at.
Kontrata e Zekës me ekipin vjenez zgjat deri në verën e vitit 2022.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar Kompensimi është llogaritur për nëntë muaj, duke pasur parasysh që vendasja e Ticino-s mori rolin në...
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane
-
Çka është letra e referencës që ju nevojitet për nënshtetësinë zvicerane?
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar