Shkurt.at
“Aleanca për Shqiptarët”, takim me mërgimtarët në Austri
“Aleanca për Shqiptarët” ka filluar takimet me qytetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, shkruan “albinfo.ch”.
Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Zijadin Sela së bashku me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari dhe anëtarë të tjerë, do të mbajnë bashkëbisedime në qytete të ndryshme me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Austri.
Takimet në Austri do të fillojnë me datën 7 mars në Hollabrun. Me datën 8 mars tubimi do të mbahet në Vjenë nga ora 15.00, për të vazhduar në të njëjtën ditë në Wels nga ora 20.00, njofton “albinfo.ch”.
Gjatë këtij takimi ata do të prezantojnë platformën e tyre politike para mërgimtarëve shqiptarë për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen me datën 12 prill të këtij viti.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Mars 2020
- Ora15:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit4 Mars 2020 - 13:00
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të