Kuriozitete

Apple do të krijojë kompjuterin e parë Mac

Sipas informacionave të rrjedha, thuhet se Apple do të krijojë kompjuterin e parë Mac, i cili fuqizohet nga çipi i llojit të vet. Në qershor kompania dha lajmin se do të ndërronte procesorin Intel që e përdorte që nga 2006. Sipas kompanisë, benefitet e çipit të ri M1 janë jetëgjatësia e baterisë, zgjimi i menjëhershëm nga komanda “sleep mode”, si dhe aftësia për të punuar me programet IOS.

Në website e Apple thuhet se do të shitet vetëm ky lloj MacBook Air, por do vazhdojë të ofrojë dy pajisjet e tjera me çip Intel si opsion. Fakti që nuk u përmendën versionet e iMac dhe Mac Pro, shtynë njerëzit të mendojnë se Apple po pret për të përdorur versione më të avancuara të çipit në to. Mac-ët e rinj do të dalin në treg javën tjetër. Do të operojnë me sistemin MacOS Big Sur, që pritet të lansohet këtë të enjte.