Koronavirusi: çast pas çasti
Britania ashpërson masat: Karantinë në hotel, shpenzimet nga udhëtarët
Kostot e akomodimit në hotele do të duhet ti paguajnë vetë njerëzit
Variantet e reja të koronavirusit kanë ngritur alarmin në Britaninë e Madhe, ku janë rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarve.
Qeveria britanike pritet të marrë vendimin për të karantinuar në hotele çdo person që vjen nga jashtë vendit.
Kryeministri Boris Johnson do të vendosë pasi të diskutojë propozimet nga ministrat.
Masat e reja pritet të aplikohen në Britaninë e Madhe për këdo që vjen nga zonat me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi.
Të gjithë ata që vijnë nga Afrika e Jugut, Amerika e Jugut dhe Portugalia sepse pjesa më e madhe e fluturimeve nga Brazili kalojnë nga Lisbona, duhet të izolohen për 10 ditë në hotele, njofton BBC, transmeton TCH.
Ndërsa kostot e akomodimit në hotele do të duhet ti paguajnë vetë njerëzit, përcjell albinfo.ch.
Kjo masë vjen pasi Britania e Madhe shënoi 592 vdekje të tjera brenda 28 ditëve, duke e çuar shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura në 98,531.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë