Lifestyle

Dhurata Dora me hit të ri, nr 1 në Zvicër e Gjermani

Për më pak se 24 orë, kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime në YouTube

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora në duet me këngëtarin Azet ka publikuar këngën “Lass Los”.

Edhe pse nuk janë bërë 24 orë që është publikuar, kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime në kanalin YouTube, përcjell albinfo.ch.

Kënga si duket është pëlqyer shumë nga fansat, sidomos të diasporës.

Kjo ka bërë që të renditet në vendin e parë në Zvicër e Gjermani, në këngët më të dëgjuara, derisa ka qenë edhe vetë këngëtarja që ka publikuar ‘storie’ në “Instagram” për të ndarë suksesin me fansat.